Flash

E akuzuan se i bëri presion trajnerit të Union Berlino, reagon Bonucci: "Lajme të shpikura mbi mua"

Lapsi.al 25 October 2023
E akuzuan se i bëri presion trajnerit të Union Berlino, reagon
I akuzuar se ka sulmuar trajnerin e tij për lënien në pankinë në Champions League kundër Napolit, ka reaguar Leonardo Bonucci. Mbrojtësi kalon në kundërsulm përmes kanaleve të tij sociale: “Pa u habitur më, lexoj edhe njëherë lajmet e sajuara për mua. Me trajnerin kam diskutime konstruktive të përditshme. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe të gjithë duam absolutisht të dalim nga kjo situatë. Veçanërisht për tifozët, të cilët janë të jashtëzakonshëm për afërsinë dhe përkushtimin e tyre - ka shkruar Bonucci -. Unë gjithmonë kam respektuar vendimet e çdo trajneri. E kështu ishte edhe dje. Siç kam pasur tashmë rastin të shkruaj me kalimin e kohës, në një lojë ekipore Ne gjithmonë del përpara Unë”. Lexo më tej: Bonucci akuza kundër teknikut Allegri, pa e përmendur me emër: "U largova dy herë nga Juve për fajin e një njeriu" E përsëri: “Dëshira për të luajtur kundër Napolit ishte padiskutim e madhe. Por sot individi patjetër zë vendin e dytë në krahasim me nevojën për të mbrojtur ekipin. Sepse në fund këto lajme të njëanshme përfundojnë duke dëmtuar klubin dhe jo mua. Që në situata të tilla të pakëndshme jam i mësuar. Kontrolloni me kujdes përpara se të flisni, Forca Union".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI