Flash

E dërrmoi Feyenoord, Sarri sheh eleminimin: "Prisja personalitet, jemi të zhytur deri në grykë"

Lapsi.al 25 October 2023
E dërrmoi Feyenoord, Sarri sheh eleminimin: "Prisja personalitet, jemi

Maurizio Sarri përpiqet të shkundë skuadrën e tij pas disfatës së rëndë të pësuar në Roterdam kundër Feyenoord: "Patëm një pjesë të parë të frikshme, u frikësuam nga agresiviteti i tyre dhe presioni i tyre - ishin fjalët e trajnerit të Lazios për Sky -. Ne ishim shumë të nënshtruar, edhe pse e dinim se çfarë na priste. Prisja shumë më tepër personalitet. Tani kemi dy ndeshje në shtëpi dhe duhet t'i shfrytëzojmë sa më shumë. Në një grup prej gjashtë ndeshjesh, humbja e njërës mund të jetë problematike. Nëse qëndrimi është ashtu si sonte nuk ia dalim dot. Në këtë garë jemi zhytyr deri në grykë, po ecim në majë të gishtave. Ose do të japim 101% ose nuk mund të mbajmë hapin".

Trajneri i bardhekaltërve Sarri e analizoi ndeshjen kështu: "Kur pësuam golin e parë ishte në ajër dhe pranohej. Por i dyti ishte në një moment që nuk ishte e mundur. Mund ta kishim mbyllur në 1-0 dhe në pjesën e dytë patëm disa mundësi për të shënuar. Numri i rasteve nuk është shumë i ndryshëm mes nesh dhe atyre, por pjesa e parë nuk më pëlqeu shumë. Kur kundërshtarët janë kaq agresivë, mjafton vetëm të bësh tre pasime radhazi për të gjetur hapësira të mëdha. Por ne kishim frikë se gabonim dhe përfundonim duke i bërë ato".

Lexo më tej: Video/ Fermin Lopez bën fenomenin, Barcelona mund edhe Shakhtar: Feyenoord trondit 3-1 Lazion

Sarri më pas vazhdoi të komentonte ndeshjen, duke bërë krahasimin në nivel fizik: "Dallime në nivel fizik? Pashë një ndryshim në energjinë emocionale dhe nervore. Plus ata sigurisht që kanë lojtarë me këmbë të shkëlqyera që ne nuk i kemi. Faza e mbrojtjes? Duhet të punojmë për gjithçka, niveli i agresivitetit nuk ishte i duhuri. Ne bëmë mirë 20-25 minutat e fundit, por ishte vonë".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI