Flash

Tirana mbytet në gjoba, bashkë me Kukësin: Disiplina skualifikon edhe zyrtarë të lartë

Lapsi.al 26 October 2023
Tirana mbytet në gjoba, bashkë me Kukësin: Disiplina skualifikon

Gjoba dhe skualifikime, me vendimin e Komisionit të Etikës e Disiplinës pranë FSHF-së. Trazirat e ndodhura me tifozët i kanë penalizuar rëndë klubet. Tirana edhe këtë herë nuk ka shpëtuar pa sanksione. Këtë herë pjesë e gjobave është edhe Kukësi e Erzeni, që për më tepër ka parë ti skualifikohet drejtuesi Naim Halili. 5 javë për ofendime ndaj arbitrit të ndeshjes.

Lexo më tej: Partizani e Tirana vuajnë pasojat e pas-derbit: Disiplina “mbyt” me gjoba klubet e Taipin

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Tirana e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, Tirana dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i FK Egnatia, Alban Hoxha, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Kukësi e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe mos marrjen e masave paraprake te sigurisë. Klubi ka neglizhuar edhe përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes. Në bazë të neneve 17/1/b dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;

Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, e pëson për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes gjatë mbledhjes zyrtare para fillimit të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Laçi e pëson në bazë të nenit 6/1/a të KDS. Klubi paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

KF Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe mos garantimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të neneve 3/b, 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

Vendimet për Kategorinë e Parë

FK Tomorri e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KS Besëlidhja, Klejdi Dibra, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI