Flash

Ballkani pret Astana në Prishtinë: 60 ekipe në fushë për kompeticionet europiane

Lapsi.al 26 October 2023
Ballkani pret Astana në Prishtinë: 60 ekipe në fushë

Europa League dhe Conference League do të zbresin në fushë për raundin e tretë të kompeticioneve. Ballkani do të zbresë në Prishtinë, për turneun e tretë për nga rëndësia, për tu ndeshur me Astana. Një ndeshje shumë e rëndësishme për Ilir Dajën, që vjen pasi mposhti Dinamon e Zagbrebit. Në fushë edhe Roma, Liverpool e Atalanta për Europa League.

Mourinho është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së sotme në Olimpico kundër Slavia Pragë. Çekët janë në krye të grupit me pikë maksimale, së bashku me verdhekuqtë. Një sfidë për vendin e parë, duke qenë se moskalimi në turin tjetër duket vërtet i pamundur për të dy. Në Romë, përveç dëshirës së ripërsëritjes së ndeshjes së pabesueshme të kthimit të Kupës UEFA 1996, duhet të qëndrojnë të fokusuar te Slavia, pa menduar për Interin dhe fishkëllimat që do të presin Lukakun. Ndërkohë belgu ngroh motorët pa Dybala. Dyshja me Belottin nuk shkëlqen në imagjinatë, por i jep peshë dhe forcë sulmit. Kundërshtarët, megjithatë, janë shumë të organizuar. Trpisovsky, trajneri i çekëve, është shumë i përgatitur dhe di t'i menaxhojë mirë dy fazat, në një sistem loje që përfshin tre mbrojtës dhe dy mesfushorë sulmues pas qendërsulmuesit.

Atalanta luan në transfertën e Graz dhe Gasperini tashmë ka thënë se ka frikë nga austriakët, sepse ata japin maksimumin në shtëpi: “Lojë sulmuese, cilësi, ritëm të lartë”. Ajo që zakonisht bëjnë bergamaskët. Është e ndaluar të mendohet për turnover, mbetet për t'u parë se kush do të zgjidhet për të formuar treshen sulmuese me Scamacca dhe Lookman. Koopmeiners është rikuperuar por jo ende 100%. Një mes Pasalic ose De Ketelaere mund të luajë titullar.

NDESHJET E EUROPA LEAGUE

Europa League Group A

18:45 Olympiacos - West Ham United

18:45 TSC Backa Topola - Freiburg

Europa League Group B

18:45 Marseille - AEK Athens

21:00 Brighton - Ajax

Europa League Group C

18:45 Aris Limassol - Real Betis

18:45 Sparta Prague - Rangers

Europa League Group D

18:45 Rakow Czestochowa - Sporting CP

18:45 Sturm Graz - Atalanta

Europa League Group E

21:00 Liverpool - Toulouse

21:00 Union St.Gilloise - LASK

Europa League Group F

21:00 Panathinaikos - Rennes

Europa League Group G

21:00 FC Sheriff - Servette

21:00 Roma - Slavia Prague

Europa League Group H

18:45 Molde - BK Haecken

21:00 Bayer Leverkusen - Qarabag FK

BALLKANI, SHANSI I ARTË

Në Conference League, Ilir Daja ka shansin më të mirë për të tentuar të vendosë hipotekën mbi kualifikimin. Ndeshjet e dyfishta me Astana që mbyll renditjen, mund ti japin përparësi për të krijuar sigurinë, pas fitores me Dinamo Zagreb. Ballkani ka tashmë 3 pikë, po aq sa kroatët, që duhet të përballen me kryesuesit e Victoria Plzen. Sfidë delikate për Fiorentinën, që ka fitoren të detyrueshme në shtëpi ndaj serbëve të Cukaricki. Renditja i sheh dy pikë prapa kryesuesve të Ferencvaros dhe Genk, ndërsa kundërshtarët e mbrëmjes së sotme janë të fundit me zero pikë. Jo një impenjim i pamundur për skuadrën italiane, që megjithatë duhet të gjejë golat e sulmuesit. Cukaricki duket testi më i mirë për të zgjidhur problemet në fazën ofensive. Ikoné, Barak dhe Kouamé duhet të veprojnë pas Beltran.

Lexo më tej: Video/ Mbappé i pandalshëm, tris i PSG: Milan sheh eliminimin, Dortmund 'nxin' Qymyrxhinjtë

NDESHJET E CONFERENCE LEAGUE

Europa Conference League Group A

18:45Klaksvik - Olimpija Ljubljana

18:45 Lille - Slovan Bratislava

Europa Conference League Group B

18:45 Gent - Breidablik

Europa Conference League Group C

18:45 Ballkani - FC Astana

21:00 Dinamo Zagreb - Viktoria Plzen

Europa Conference League Group D

18:45 Lugano - Club Brugge

21:00 Bodo/Glimt - Besiktas

Europa Conference League Group E

18:45 AZ Alkmaar - Aston Villa

21:00 Zrinjski Mostar - Legia Warszawa

Europa Conference League Group F

21:00 Fiorentina - Cukaricki

21:00 Genk - Ferencvaros

Europa Conference League Group H

18:45 Fenerbahce - Ludogorets Razgrad

21:00 Spartak Trnava - FC Nordsjaelland

Europa Conference League Group G

21:00 Aberdeen - PAOK FC

21:00 Eintracht Frankfurt - HJK Helsinki

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI