Flash

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Deputeti belg: Shqipëria në BE, jo në kurriz të sundimit të ligjit

Një muaj protestash në Shqipëri ka shkuar përtej turizmit. Është bërë një provë nëse Brukseli i mban vendet kandidate sipas vlerave evropiane dhe jo vetëm sipas listave teknike të kontrollit. Ligjvënësi belg Michel De Maegd i tha “EU Perspectives” se rruga e Tiranës drejt BE-së nuk mund të vijë në kurriz të sundimit të ligjit.

22:12

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

21:56

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

Video/ Real Madrid këndon "Hey Jude" në Barcelonë: Bellingham në minutën e 92' vendos Klasiken e Stones

Lapsi.al 28 October 2023
Video/ Real Madrid këndon "Hey Jude" në Barcelonë:

Një Jude Bellingham sureal vendos El Clasico për Real Madrid, që kthehet të mundë Barcelonën 2-1 në Montjuic, në javën e njëmbëdhjetë të La Liga. Blaugranat kaluan në epërsi në minutën e 6' me Gündoğan, por Blancos e përmbysën me dygolëshin e ish-lojtarit të Dortmund. Anglezi shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën në minutën e 68' dhe me një devijim në minutën e 92'. Ancelotti arrin në krye Girona e shkon +4 ndaj të besuarve të Xavi.

Padroni i El Clasico është ai vetë: Jude Bellingham. Anglezi me një dygolësh i dhuroi Real Madrid një fitore 2-1 në Montjuic ndaj Barcelonës. Ndeshja e madhe nisi në fakt shumë fort menjëherë, sepse në minutën e 6' katalanasit kaluan përpara. Gündoğan shkëmbeu me Fermín López dhe Tchouameni e Alaba nuk mbyllën siç duhet. Kështu ish-lojtari i City kontrolloi duke mposhtur Kepa për golin e 1-0. Los Blancos ndërmorën një tjetër rrezik në minutën e 16' kur Gavi i vodhi topin Kroos dhe nisi Fermín López. Goditja e talentit në shtyllën e afërt, u stampua në shtyllë, duke falur miqtë. Pikërisht këtu nisin pishmanet e katalanasve, sepse Martinez goditi një tjetër shtyllë në fillimin e pjesës së dytë.

Lexo më tej: Bellingham te Real Madrid falë Vinicius: "I dërgoja mesazh çdo ditë"

HEY JUDE

Më pas erdhën lëvizjet e para të teknikëve Xavi dhe Ancelotti. I pari hodhi në fushë Lewandowski, i dyti Modric. Impakti i kroatit ishte i menjëhershëm. Por barazimin e shënoi ai: Jude Bellingham. Mesfushori në minutën e 68' lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës duke mposhtur Ter Stegen. Kështu, ish-lojtari i Dortmund bëhet lojtari i parë në historinë e Real Madrid që shënon në debutimin e tij në ligë, në debutimin e tij në Champions League dhe në El Clasico e tij të parë. Inercia ndryshoi dhe Blancos ishin ata që sulmuan, duke kërkuar penallti për kontaktin ndaj Camavinga. Megjithatë, në fund, erdhi episodi që vendosi përfundimisht sfidën. Krosimi i Carvajal i devijuar nga Modric u bë asist për Jude Bellingham. Anglezi shënon dhe heshti Montjuic. Dygolësh për talentin e Blancos dhe delir për Real Madrid, që ngjitet në 28 pikë, duke kapur sërish Girona në vendin e parë. Tani, merengues janë larguar nga katalanasit me 4 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI