Flash

"Nuk mund të jemi me dy fytyra". Ahmataj i gjen problemet te lojtarët, Mehmeti thumbon drejtuesit

Lapsi.al 28 October 2023
"Nuk mund të jemi me dy fytyra". Ahmataj i gjen problemet te

“Lojtarët vuajnë nga ana psikologjike e rezultateve. Në pjesën e dytë nuk u qarkullua topi, duhej të hapnim më shumë hapësira, ndikon edhe fusha. Luajtëm me topa të gjatë dhe kjo i dha mundësi Dinamos. Qëndrojmë poshtë dhe e pranojmë golin shumë kollaj". Julian Ahmataj komenton i pakënaqur barazimin 1-1 me Dinamon. Nën drejtimin e tij, Tirana nuk fiton prej 3 javësh e pas dy humbjesh, barazimi nuk duket keq.

Tekniku sidoqoftë e sheh problemin te lojtarët: "Aktivizuam Hilën për agresivitet dhe grintë. Pavarësisht kësaj, loja u zhvillua mirë në pjesën e parë. Në të dytën nuk kishte logjikë, nuk mund të jemi me dy fytyra. Pas pësimit të golit skuadra e vuajti akoma më tepër anën psikologjike dhe nuk shprehej dot. Topi ishte shumë larg portës", tha Ahmataj.

Një moment i vështirë, por Ahmataj e merr me sportivitet, pavarësisht se skuadra është shumë më në vështirësi tani që ai është në detyrë: "Kjo situatë u ka ndodhur të gjitha skuadrave. Duhet të punojmë për ta kaluar këtë. Nuk është se Dinamo na e bëri të vështirë. Jemi të ndëshkuar edhe nga kartonat, por edhe nga dëmtimet. Shumë shpejt do të dalim nga kjo situatë. Të shohësh lojën, dominojmë por ndëshkohemi nga një moment, edhe ndaj Egnatias. Luajmë shumë mirë dhe kjo të jep shpresë. Po aktivizojmë lojtarë nga akademia për të plotësuar grupin me mungesat që kemi”.

MEHMETI: "PO TA KISHA SKUADRËN QË NË KORRIK..."

“Normalisht ka qenë një volum pune e jashtëzakonshme se kur ndërrohen trajnerët, secili ka filozofinë e tij. Sa i përket ditës sot, dua të falënderoj çunat për karakterin që treguan në derbi. Merita shkon për ata". Dritan Mehmeti debuton kështu edhe para mikrofonëve, pas barazimit 1-1 në derbin me Tiranën. Tekniku, që zëvendësoi Di Biaggio në pankinën e Dinamos sqaroi edhe situatën në të cilën gjeti skuadrën: "Lojtarët ishin të rënë psikologjikisht nga situata dhe rezultatet. Jam munduar të punoj në emocionet që i përcjell grupit dhe t’u jap besimin se ka elementë të mirë. Patjetër u kërkova që elementët të lidhin forcën e grupit, se pa grupin të gjithë bashkë nuk ia dalim".

Lexo më tej: Video/ Mehmeti debuton me pikë te Dinamo: Tirana nuk mund dot as vendin e fundit me 10 lojtarë

Mehmeti pastaj e coi gjuhën aty ku dhemb dhëmbi, duke lëshuar një thumbim të fortë për drejtuesit e klubit. "Mendoj që duhet të rrimë me këmbë në tokë se jam një natyrë që duhet të mbështetim punën te ndeshja e radhës. Gjithmonë punën time e bëj me plan afatshkurtër. Nëse do ta merrja skuadrën që në korrik, të bëja fazën përgatitore, ndoshta të ktheja përgjigje për objektivat. Sot mund të shkoj deri te Skënderbeu”, e mbylli Mehmeti.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI