Flash

Video/ Partizani në shtesë të fik, Keko dënon Teutën në të 92': Abilaliaj bën tre fitore në tre

Lapsi.al 28 October 2023
Video/ Partizani në shtesë të fik, Keko dënon Teutën

E pësoi në kohën shtesë Tirana e Erzeni nga Mensah e tani edhe Teuta. Vetëm se këtë herë ndëshkuesi ishte Keko, në minutën e 92' në golin e parë në kampionat. 0-1 imponohen të kuqtë në transfertën me Teutën, për javën e 10 të Superiores. Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj bën tre fitore në tre ndeshje në pankinë, të treja të vendosura në kohën shtesë.

Një ndeshje e komplikuar ajo me Teutën, me të cilën të kuqtë u ndeshën për herë të parë, duke qenë se debutimi mes tyre është shtyrë dhe nuk është rikuperuar ende. Ndoshta edhe për këtë fakt skuadrat ishin tepër të kujdesshme dhe në fazë studimi, për të mos u gjendur të papërgatitur. Ndeshja pati pak emocione në pjesën e parë, edhe pse Teuta mund të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes në penalltinë e fituar. Fili dështoi të shënonte kundër ish-skuadrës së tij, duke falur Partizanin.

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/keko-gol.mp4"][/video]

Të kuqtë, në pjesën e dytë, ndryshuan ritëm dhe shtynë përpara. Nëse ndeshje shkoi deri në minutën e 92' pa ndryshuar rezultatin, merita ishte e portierit Dema. Me ndërhyrjet e tij ai ndali të gjitha tentativat e kryeqytetasve. Por pikërisht kur mendohej se Teuta e Partizanin do të ndanin një pikë, Keko shpiku një goditje nga jashtë zonës duke shënuar golin e fitores. Goli i parë për sulmuesin e ardhur nga Korabi dhe tre pikë për ekipin kryeqytetas. Me këtë ecuri, nën drejtimin e drejtorit Abilaliaj, presidenti Dema mund të vazhdojë të marrë kohë për trajnerin e ri. Për sa kohë ndeshjet kanë shtesë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI