Flash

Një super Giroud nuk mjafton për Milan: Politano e Raspadori shpëtojnë Napolin

Lapsi.al 29 October 2023
Një super Giroud nuk mjafton për Milan: Politano e Raspadori

Ndodhi gjithçka mes Napoli e Milan, në ndeshjen e fundit të javës së 10 të Serie A. Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë, e cila u mbyll 2-0 falë dygolëshit të Giroud (22' dhe 31'). Të besuarit e teknikut Pioli kishin madje dy mundësi për të brë tris. Në pjesën e dytë, sidoqoftë, Garcia bëri ndryshime në lojtarë dhe barazoi falë golit të Politano (50') dhe Raspadori (63'). Të kaltrit shkuan në fund madje edhe pranë fitores. Barazimi i bën kuqezinjtë të rrëshqasin në -3 pas Inter. Shqetësimi më i madh është për teknikun Pioli: Kalulu, Pulisic dhe Pellegrino janë të dëmtuar.

Napoli-Milan ishte një spektakël i vërtetë. Pjesa e parë e gjitha nën shenjën e kuqezinjve. Dygolëshi i Giroud lartësoi skuadrën e teknikut Pioli dhe heshti stadiumin Maradona. Në pjesën e dytë ishte e kundërta. Napoli mori kontrollin e ndeshjes dhe kishte agonizmin konkurreues të duhur.

Lexo më tej: Video/ Inter paralizon Romën, Lukaku një fantazëm: gol i Thuram e Inzaghi kthehet në krye

Paqartësitë në mbrojtje të Milan dhe dëshira e të kaltërve krijuan një koktej të patretshëm për kuqezinjtë. Politano ngushtoi diferencën pas 5 minutash nga pushimi. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Raspadori pastaj ngriu Maignan dhe i dha Garcias 2-2, me stadiumin në delir. Në minutën e 94', Kvara pati mundësinë edhe të kompletonte përmbysjen, por u bllokua nga Maignan. Në fund, mbërriti një barazim plot emocione, me Napolin që e mbylli me dhjetë lojtarë. Natan u ndëshkua me kartonin e kuq pak minuta para fundit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI