Flash

Babai i Diaz nuk është shpëtuar, qeveria rreshton ushtrinë: patrullohet kufiri me Venezuelën

Lapsi.al 30 October 2023
Babai i Diaz nuk është shpëtuar, qeveria rreshton ushtrinë:
Lajmi i shpëtimit të babait të sulmuesit të Liverpool Luis Diaz ka qenë fals. E konfirmon qeveria kolumbiane që ka intensifikuar gjuetinë për rrëmbyesit e Luis Manuel Diaz. Pas 24 orësh kërkimesh të pafrytshme, qeveria e Bogotës ka vendosur të nxjerrë ushtrinë dhe forcat speciale për të gjetur babain e sulmuesit të Liverpool. Ai u rrëmbye gjatë fundjavës në La Guajira, në veri të vendit. Helikopterët e zbulimit dhe avionët e pajisur me sensorë nxehtësie janë në terren. Siç raportojnë mediat lokale, vëmendja është përqendruar mbi të gjitha në zonën juglindore të zonës, ku ndodhet kufiri me Venezuelën. Frika e autoriteteve është se babai i Diaz mund të transferohet përtej kufirit. Kjo gjë do t’i bënte edhe më të vështira kërkimet. Ndërkohë, një shpërblim prej 200 milionë pesos, rreth 50 mijë euro, është caktuar për këdo që jep informacion të dobishëm për gjetjen e tij. Luis Manuel Diaz u rrëmbye të shtunën pasdite nga dy persona të armatosur pranë një karburanti dhe makina e tij u gjet disa orë më vonë në një zonë të pyllëzuar. Me të ishte edhe gruaja e tij, por ajo u lirua pothuajse menjëherë. Dy ditë pas rrëmbimit, rrëmbyesit ende nuk kanë dërguar asnjë sinjal. Lexo më tej: I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve: rrëmbehen prindërit e Luis Diaz "Ne kemi një Black Hawk (helikopter) në ajër për të kërkuar rrugën e mundshme të arratisjes. E kemi njerëzit më të mirë në vend të angazhuar në kërkim," siguroi koloneli i ushtrisë Giovanni Montanez Acosta. Guvernatori i La Guajira, Diala Wilches, premtoi se "Z. Diaz do të gjendet dhe do të lirohet falë përdorimit të të gjitha forcave në dispozicion".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI