Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Mourinho akuzon arbitrin Maresca për favorizim të Inter: “Disa kartonë të verdhë dukeshin të shënjestruar”

Lapsi.al 30 October 2023
Mourinho akuzon arbitrin Maresca për favorizim të Inter: “Disa

José Mourinho nuk ishte në pankinë në Meazza, i skualifikuar dhe e ndoqi Inter-Roma në tribunën e shtypit pranë gazetarëve. Nga atje lart ai pa gjithçka që duhej (dhe mund të) të shihte. E nuk i pëlqeu fare. E thotë hapur pa përdorur lojëra fjalësh. Portugezi e ka me arbitrin Maresca, për interpretimin e faulleve dhe menaxhimin e kartonëve të verdhë që penalizuan skuadrën e tij. Ai i cilëson si thuajse shkencore, duke gjykuar nga sanksionet e vendosura ndaj lojtarëve të caktuar.

"Disa dukej se ishin të shënjestruar - ishin fjalët e Special One pas ndeshjes në San Siro. Tekniku shpjegoi edhe se cilat vendime u kundërshtuan -. Ato që u dhanë për qendërmbrojtësit dhe dy mesfushorët". Mourinho shtoi edhe një tjetër konsideratë po aq të hidhur, këtë herë për të mbrojtur formacionin e tij, për shkak të trajtimit që pati. "Më vjen keq që nuk ka respekt për lojtarët, qëndrimi i mbajtur me N'Dicka dhe Mancini tregon gjithçka. Më vjen keq për përpjekjet që kanë bërë". Reflektimi i fundit shpreh zhgënjimin e portugezit: “Ata në të verdhën e parë ndërrojnë menjëherë Pavard, ne nuk mundemi”.

AKUZA EDHE NDAJ LEGA SERIE A

Maresca përfundon kështu në shënjestër të Special One, shpërthimi i të cilit nuk ka përfunduar ende. Pas akuzave ndaj arbitrit, Mourinho i jep një tjetër po aq therëse Lega Serie A. Ata nuk e morën parasysh mundësinë për të fiksuar një kalendar ndryshe, duke marrë parasysh që javën e ardhshme nuk do të kishte ndeshje kupe. Pa harruar se, ndryshe nga zikaltrit, Roma e tij kishte luajtur ndeshjen e Europa League të enjten në mbrëmje.

“Jam i kënaqur me atë që pashë, sepse me gjysmën e skuadrës jashtë ne ishim në vështirësi – është fillimi i sulmit që vjen menjëherë pas –. Dhe ardhja për të luajtur në San Siro pa gjysmën e ekipit nuk ishte aspak e lehtë. Pastaj me një dhuratë nga Lega kemi luajtur të enjten dhe sot”. Një kritikë e hapur për faktin se Lega nuk mendoi se do të ishte më e drejtë të luhej ndeshja të hënën në mbrëmje.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI