Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

"Në gjithë botën është penallti" Kërnaja shpërthen kundër arbitrit Koçi, Tetova i gëzohet vetëm pikëve

Lapsi.al 31 October 2023
"Në gjithë botën është penallti" Kërnaja

“Nuk mendoj se është rezultati më i drejtë i ndeshjes. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, si vijim i ndeshjeve të kaluara. Luajtëm si të barabartë. Ato që ndikuan ishin fragmentet, penalltia, pakujdesi tonat që Egnatia i shfrytëzoi siç duhet". Oltion Kërnaja, zëvendëstrajneri i Kukësit nuk e pranon humbjen e bluve, të paktën për mënyrën si erdhi. Kundër Egnatias dy episode penalltish, njëra e kontestuar në favor të vendasve dhe një tjetër e padhënë për veri lindorët, vendosën ndeshjen. "Në pjesën e dytë ne kaluam me strategji tjetër, mbanim topin, shkuam rrjedhshëm te porta. Edhe rasti i penalltisë që nuk u dha nga arbitri, ishte një rast që ndryshonte komplet rrjedhën e lojës".

Kërnaja e forcoi konceptin duke shpjeguar rastin dhe duke akuzuar arbitrin Koçi: "Nëse mbrojtësi nuk ka devijuar topin, çfarë do bënte sulmuesi? Ai ishte në zotërim të topit dhe një kundër një me portierin. Kjo në gjithë botën është penallti. Në disa raste që kemi parë, asnjëherë mbrojtësi që mund të godasë topin, nuk mund të godasë sulmuesin më pas se është përsëri penallti. Kjo është rregullorja”, tha ai.

TETOVA: DUHET TI KËNAQEMI 3 PIKËSHIT

“Një 3 pikësh i çmuar për ne, nuk ishim 100% të asaj që jap gjithmonë, një ndeshje që duhet ti kënaqemi 3 pikëshit". Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, nuk mund të jetë i kënaqur me mënyrën si skuadra e tij fitoi kundër Kukësit. Tekniku i rrogozhinasve e justifikoi me turnoverin mungsën e intensitetit: "Sot kishim rotacion, Zejnullai kishte lodhje, freskuam krahun e majtë. Lamë dhe Gytis se luajti ndeshjet e plota me Kombëtaren e tij. Shkoi mirë deri diku, pastaj humbëm shumë topa të thjeshtë, gjë që na dënoi tek goli i parë. Po vuajmë 15 minutat e fundit, ka një tërheqje të ekipit jo domosdoshmërisht nga unë por djemtë duan të ruajnë rezultatin. Do ta përmirësojmë në vazhdim, që mos të kemi oshilacione në të ardhmen" e mbylli Tetova.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI