Flash

Kean i tërbuar me zëvendësimin: konfrontim me Drejtorin Sportiv Giuntoli e ndihmësin e Allegrit

Lapsi.al 1 November 2023
Kean i tërbuar me zëvendësimin: konfrontim me Drejtorin Sportiv
"Pse më heq mua?". Ishte fjalia e artikuluar drejt pankinës nga një Moise Kean kontrovers me rastin e daljes së tij nga fusha gjatë ndeshjes Juventus-Verona. Skena, e cila më pas u la në hije nga media për shkak të golit të fitores nga Cambiaso në sekondën e fundit, u vu re nga Giuntoli. Drejtori Sportiv donte të sqaronte gjërat me lojtarin, të cilit iu anuluan edhe dy gola në natën e pafat në Allianz Stadium. Mes të dyve u zhvillua një takim sqarues, edhe në prani të Landucci, zëvendësit të teknikut Massimiliano Allegri. Reagimi, siç mund të imagjinohet lehtësisht, u gjykua negativisht nga Giuntoli, i cili ia bëri të ditur sulmuesit. Nuk pati asnjë tension, shkruan La Gazzetta dello Sport, vetëm një këshillë për ish-lojtarin e PSG-së për të shmangur gjestet e ngjashme, për qetësinë e mjedisit. Nga ana tjetër, 23-vjeçari është plotësisht pjesë e projektit dhe është duke luajtur. Vetëm fati i keq i hoqi kënaqsinë e tre golave mes Torinos dhe Veronës. Lexo më tej: Moise Kean mesazh për simuluesin Faraoni: "Mashtruesit nuk ndalen kurrë" Juventusi po ecën fort dhe është më mirë të shmangen polemikat dhe shpërthimet e kota. Përpara është një kampionat për tu fituar dhe bardhezinjtë janë plotësisht në garë për titullin. Është për tu nënvizuar, gjithashtu, se edhe vetë Kean ishte shfryrë në rrjetet sociale: në shënjetsrë të tij ishte veronezi Faraoni.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI