Flash

Romario brutalisht kundër teknikut Ancelotti te Brazili: "Të q*het. Dua Diniz"

Lapsi.al 1 November 2023
Romario brutalisht kundër teknikut Ancelotti te Brazili: "Të

"Ancelotti? Të q*het. Dua Diniz deri në fund". Fjalë të ashpra nga një ish-kampion bote si Romario. Ai bëri komentin e tij në lidhje me zgjedhjen e Federatës Braziliane të Futbollit për t'u fokusuar te Carlo Ancelotti për të ardhmen. Ish-sulmuesi i Barcelonës sigurisht që nuk u kujdes për etikën, kur pretendoi se nuk është e nevojshme të kërkohet trajner tjetër në vend të Fernando Diniz. Ai u ul në pankinën e kombëtares karioka nga korriku 2023 dhe me kontratë “ ad interim” të vlefshme deri në mes të vitit të ardhshëm.

Trajneri i Fluminense e ka treguar se nga cfarë brumi është krijuar në nivel klubesh duke udhëhequr skuadrën e Rio de Zhaneiros në finalen e Copa Libertadores kundër Boca Juniors. Por tekniku nuk u duk aq me fat me kombëtaren ku në kualifikueset për Botërorin 2026 së fundmi arriti një barazim me Venezuelën dhe një humbje me Uruguain.

ROMARIO SPONSORIZON DINIZ

Rezultatet që duket se nuk e shqetësojnë Romarion. Ai në një intervistë dhënë për Panorama Esportivo, blogun e grupit Globo, ka dashur të mbrojë fuqishëm trajnerin brazilian: “Së pari dua të përgëzoj Ednaldo Rordigues, presidenti i Cbf-së, që ka zgjedhur Diniz. Ai është trajneri më i mirë që kemi. Në kombëtare ai nuk ka kohë për të bërë atë që bën në klub, që është stërvitje, grumbullimi i lojtarëve, që është forca e tij. Ai bën atë që mund - nënvizoi senatori brazilian -. Në dy ndeshjet e fundit barazoi dhe humbi. Askush nuk fiton gjithmonë. Por mund të them se për mendimin tim modest, kombëtarja braziliane është në duar të shkëlqyera me Diniz".

Zgjidhja e enigmës mund të vijë vetëm në qershor të 2024 kur skadon kontrata që lidh italianin Ancelotti me Real Madrid. Los Blancos do të jenë në gjendje të vendosin të fokusohen sërish tek ai ose të propozojnë një emër të ri në pankinë. Në këtë rast ka gjasa që ish-trajneri i Milan të kalojë oqeanin dhe të fluturojë drejt Rio de Zhaneiro. Aty do ta priste me krahë hapur presidenti i Federatës së Futbollit Ednaldo Rordigues.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI