Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

"Bravo iu qoftë lojtarëve që shtriheshin": Martini shpërthen ndaj Tiranës, Ahmataj nuk gëzohet

Lapsi.al 1 November 2023
"Bravo iu qoftë lojtarëve që shtriheshin": Martini

“U goditëm nga dy goditje standarde. U munduam që të ndryshojmë në pjesën e dytë e u ndëshkuam tek penalltia. Pastaj s’kishim mundësi çfarë të bënim. Bravo iu qoftë lojtarëve të Tiranës që uleshin në tokë dhe fusnin mjekët në fushë. Na ulën ritmin e ndeshjes, por dhe kjo është meritë dhe bravo iu qoftë". Edi Martini nuk përmbahet pas humbjes me Tiranën. Teuta, pas asaj me Partizanin, merr një tjetër rezultat negativ ndaj kryeqytetasve.

Tekniku i durrsakëve kërkon të motivojë të tijtë, duke i kërkuar edhe sakrifica: "I kërkoj sulmuesve që të fusin kokën dhe këmbën aty ku duhet, goli duhet të hyjë me dhunë. Na mungon sulmuesi, na mungon goli, shpërdorojmë shumë. Ata kanë ritëm kanë dëshirë, punojmë por nuk arrijmë tek goli. Na mungon cilësia para portës, pikët janë ata që të vënë në presion, kështu vazhdon situta. Besoj që fitorja do të vijë shumë shpejt me këtë lojë që djemtë po bëjnë" tha Martini.

AHMATAJ: RENDITJA MË MËRZIT

“Situatat nuk rikthehen me një fitore. Duhet kohë që të stabilizojmë lojën tonë. Një gjë më vjen mirë, që nuk pësuam gol, një element që na ka dëmtuar në fazën e parë dhe duhet ta përmirësojmë. Terreni nuk të lejon të luash dhe duhet të jemi më cinikë e të kujdesshëm. Ishim më të thjeshtë dhe zgjidhëm gjërat në mënyrë të mirë sot". Julian Ahmataj mori fitoren e dytë në pesë ndeshje në detyrë dhe nuk mund të jetë i kënaqur. Tekniku të paktën ndali serinë negative, edhe pse 2-0 i arritur ndaj Teutës ishte i vuajtur. Ka arsye, sipas Ahmatajt dhe një prej tyre ishte fusha: "Qarkullimi i topit ndikohet shumë nga terreni dhe situata në të cilën skuadra është. Por do të vijë gradualisht se është armë e fortë e jona që do vijë duke u përmirësuar. Problemet në mbrojtje janë të thjeshta për t’u rregulluar por duhet përqendrim".

Lexo më tej: Hasani i shpëton fytyrën Ahmatajt: Tirana thyen 2-0 Teutën e kthehet te fitorja pas 3 javësh

Ahmataj pastaj u ndal te situata në të cilën ndodhen bardheblutë, për të cilën është i sigurtë se nuk kalohen me një fitore: "Rezultatet dhe pozicioni i Tiranës është ai që të jep mërzi. Ne ndonëse fituam, jemi të mërzitur për renditjen ku është Tirana. Ne gjithmonë duhet të fitojmë e jemi lart. Unë padiskutim pres më shumë ndaj nuk kam emocion me fitoren”, tha ai pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI