Flash

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

"Rezultati është real". Osmani pranon barazimin, Deliallisi mbron Maliqin: "Nuk e kryqëzoj për një gabim"

Lapsi.al 1 November 2023
"Rezultati është real". Osmani pranon barazimin, Deliallisi

“Sigurisht që të gjithë pritnim të paktën fitoren. Sa i përket lojës, mendoj se shumë hapësira i lejuam kundërshtarit. U munduam në pjesën e dytë që të freskojmë diçka me ndërrimet, por prapë nuk ia dolëm. Kështu që ndoshta rezultati është real". Qatip Osmani, tekniku i Vllaznisë, debutoi me një pikë në Shkodër, por nuk përdor alibi. 1-1 me Erzenin erdhi pas një autogoli të pafat të portierit Qarri, por tekniku ka gjëra që do të donte t'i bënte ndryshe. "Ndoshta do të ndryshoja disa pozicione ku lojtarët sulmues do të ishim më para mbrojtjes. Mesfusha të ndiqte këtë repart të avancuar. Kjo do ishte lëvizja, që ekipin të çoja më para në sulm".

Sigurisht koha në dispozicion të teknikut Osmani ishte e vogël: "Kemi bërë së bashku dy stërvitje dhe ato të lehta, taktiko-teknike. Me informacionet që kisha, jam përqendruar te problemet e të kaluarës së ekipit. Kemi lojtarë cilësorë që janë të dëmtuar, të cilët janë me rëndësi për këtë ekip. Por megjithatë, duhet të përqendrohemi te këta që kemi të gatshëm, edhe pse mendoj se këta që luajtën sot mund të bëjnë edhe më mirë. Do të mundohemi në ndeshjet që na kanë mbetur që të përmirësohemi e sigurisht që presim rezultate më të mira" e mbylli Osmani.

DELIALLISI: EKIPI TREGOI KARAKTER

“Normalisht ishte rezultati më i drejtë, deri në atë moment që ndodhi episodi, ishim të kujdesshëm në ekuilibër. E mendova se Vllaznia do të futej për të fituar ndeshjen, nuk e prisja aq të qetë. Parashikova të kishte intesitet dhe të bënte presion, por nuk ndodhi kështu". Alfred Deliallisi tregon befasitë që pati në Loro Boriçi, dukeqenë praktikisht skeptik për performancën e kuqebluve.

Lexo më tej: Autogoli i Qarrit prish debutimin e Osmanit: problemet nuk mbarojnë për Vllazninë, 1-1 me Erzenin

Sidoqoftë, një gabim i Maliqit ndihmoi avantazhin e Vllaznisë, por tekniku nuk kërkon ta bëjë dramë: "Maliqi ka bërë shumë mirë në ndeshjet e tjera. Nuk duhet ta kryqëzojmë se bëri një gabim tani. Ekipi tregoi karakter. Në pjesën e dytë bëmë më shumë se kundërshtari. Në total të ndeshjes nuk jam plotësisht i kënaqur por këta futbollistë po sakrifikohen duke luajtur çdo 3-4 ditë. Migone dhe Alba po japin shpirtin në fushë, nuk kam me kë ti zëvendsoj që të pushojnë. Në fundin e ndeshjes ramë fizikisht dhe nuk doja të rrezikoja të pësonim gol dhe të humbja ndeshjen. Nuk kemi një pikë referimi, kemi shënuar gati 17-18 gola pa një sulmues të mirëfilltë”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI