Flash

Video/ Tifozët këndojë kore për Lionel Messi: CR7 i mbyll gojën tifozëve të Al Ettifaq

Lapsi.al 1 November 2023
Video/ Tifozët këndojë kore për Lionel Messi: CR7 i mbyll
Nuk mjafton të jesh në anën tjetër të botës nëse je Cristiano Ronaldo dhe “armiku” yt Messi sapo ka fituar Topin e Artë të tetë. Edhe pse të dy kanë treguar gjithmonë respekt të madh për njëri-tjetrin, tifozët i kanë ngacmuar gjithmonë me emrat e njëri-tjetrit. E nuk mund të bënin përjashtim edhe ata të Al Ettifaq. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe dje në ndeshjen e Kupës së Arabisë Saudite mes Al Ettifaq dhe Al Nassr. Skuadra e drejtuar nga Gerrard sfidoi skuadrën e Ronaldo, Mane e Brozovic dhe u mund 1-0 falë golit të Sadio Mane. Gjatë ndeshjes tifozët vendas brohoritën me emrin e Lionel Messi. Idea ishte të nervozonin portugezin Ronaldo. CR7, që po bëhej gati të kryente një rivënie anësore në fushë, fillimisht buzëqeshi, më pas vuri gishtin në gojë dhe ua mbylli gojën të gjithëve. https://youtu.be/LKCa3r7lA5E Lexo më tej: Messi, Topi i Artë numër 8: komenti në rrjetet sociale i CR7 nënkupton shumë gjëra Më pas, kur Mane shënoi, Ronaldo shkoi të festonte nën sektorin ultras të Al Ettifaq, që kishte brohoritur emrin e argjentinasit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI