Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Grimaldo mban Leverkusen në krye, rikuperimi i Hoffenheim nuk mjafton: ja rezultatet e Bundesligës

Lapsi.al 4 November 2023
Grimaldo mban Leverkusen në krye, rikuperimi i Hoffenheim nuk mjafton: ja

Java e dhjetë e Bundesligës shenjohet nga sukses i vuajtur për Bayer Leverkusen, 3-2 në Hoffenheim. Stach dhe Weghorst i përgjigjen Wirtz dhe Grimaldo, me këtë të fundit që i dha tre pikët Xabi Alonso në minutën e 70'. Dështim i Leipzig, që u shemb 2-0 në fushën e Mainzt, ndërsa ishte spektakël në barazimin 3-3 mes Freiburgut dhe Mönchengladbach. Kriza e zezë për Union Berlin, i mposhtur në shtëpi 3-0 nga Eintracht, në humbjen e 11 radhazi. Mbyllet 1-1 ndeshja mes Koln dhe Augsburg.

Bayer Leverkusen vazhdon të fitojë, ndonëse me vështirësi: ndaj Hoffenheim përfundon 3-2. Miqve iu deshën më pak se dhjetë minuta për të dalë nga ngërçi. Në minutën e 9' një kombinim në të majtë në aksin Wirtz-Boniface, me nigerianin që shërbeu asistin për 1-0 e gjermanit. Vendasit u përpoqën t'i pengojnë kundërshtarët të kenë zotërimin e zakonshëm të topit për një kohë të gjatë. Por pak çaste para fishkëllimës së dyfishtë e pësuan sërish. Në minutën e 46' Hofmann frymëzoi Grimaldo, për 2-0 të Aspirinave. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, skuadra e Matarazzo pati tjetër ritëm dhe brenda pak minutash e ekuilibroi ndeshjen. Në minutën e 56' Stach ngushtoi diferencën dhe në minutën e 58' Weghorst gjeti 2-2 e bujshëm. Pas goditjes së marrë, Leverkusen në minutën e 70' gjeti forcën për të shënuar golin e 3-2. Asisti i dytë i ditës nga Boniface për golin e dytë të Grimaldo. Aspirinat vuajnë në minutat e fundit, por arritën të rezistonin dhe të marrin fitoren e katërmbëdhjetë të sezonit (në pesëmbëdhjetë ndeshje). Leverkusen fitoi 3-2 dhe qëndron në 28 pikë, ndërsa Hoffenheim mbetet dhjetë pikë larg në vendin e dhjetë.

NDESHJET E TJERA

Barazim fantastik 3-3 mes Freiburg dhe Gladbach. Avantazhi i Holer për vendasit u përmbys nga trisi i miqve. Pefok, Plea dhe Weigl i bënë shifrat 1-3 që në pjesën e parë. Në të dytën pastaj, Weisshaupt dhe penalltia e Griffo në minutën e 96' barazuan shifrat. Mainz triumfon befasisht 2-0 ndaj Leipzig me golat e Lee dhe Martins, ndërsa Koln ndalet 1-1 me Augsburg. Humbja e 11 radhazi e Union Berlin, në një krizë të paprecedentë. Skuadra kryqytetase dorëzohet 0-3 ndaj Eintracht.

Lexo më tej: Video/ Leverkusen rimerr kreun e Bundesligës: Xabi Alonso kalon 2-1 Freiburg

Bundesliga Germany

FC Cologne 1-1Augsburg

Freiburg 3-3 Borussia Monchengladbach

Hoffenheim 2-3 Bayer Leverkusen

Mainz 2-0 RB Leipzig

Union Berlin 0-3 Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI