Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Video/ VAR e quajti të rregullt, Arteta i tërbuar me golin e Gordon në Newcastle: "Turp, ndihem i sëmurë"

Lapsi.al 5 November 2023
Video/ VAR e quajti të rregullt, Arteta i tërbuar me golin e Gordon
Arsenal pësoi një humbje 1-0 ndaj Newcastle United në St James' Park në Premier League të shtunën në mbrëmje. Tekniku i Gunners, Mikel Arteta ishte i zemëruar me vendimin për të quajtur të vlefshëm golin e fitores për Magpies, shënuar nga Anthony Gordon. Kontrolle të ndryshme u bënë për rreth 4 minuta përpara se gjyqtari Stuart Attwell të aprovonte golin. Topi dukej se e kishte kaluar vijën anësore, por VAR e arbitri menduan ndryshe. Mikel Arteta nuk ngurroi të bënte një sulm të ashpër ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Arsenal dorëzoi rekordin e tyre të pathyeshmërisë kur Anthony Gordon shënoi golin fituesin për Newcastle në St James' Park.

PARREGULLSI E DYFISHTË?

Goli i Gordon u mbulua me polemika, pasi u deshën më shumë se katër minuta që ai të jepej. VAR vlerësoi një seri episodesh përpara se gjyqtari Stuart Attwell të konfirmonte se ishte i ligjshëm. Kishte dyshime nëse topi mbeti në lojë kur Joe Willock e mori atë pranë flamurit të këndit përpara se të krosonte në zonë. Pas një kontrolli të gjatë, u gjykua se topi kishte mbetur në lojë. Por kishte një rishikim tjetër pas krosimit të Willock, për një faull të mundshëm nga Joelinton. Pasi Joelinton u konsiderua se nuk kishte kryer një faull, u bë një kontroll përfundimtar për pozicion jashtë loje - pas së cilës u dha goli. Zinxhiri i ngjarjeve e la teknikun Arteta thellësisht të dëshpëruar, pasi skuadra e tij humbi terren ndaj Manchester City, i cili fitoi 6-1 më herët gjatë ditës. “Unë i lavdërova lojtarët e mi për performancën dhe mënyrën se si ata luajtën”, tha Arteta për Sky Sports. “Nuk e meritonim ta humbnim ndeshjen. Ne e humbasim ndeshjen për vendimin e qartë të marrë, është e turpshme. "Është një turp, kjo është ajo që është, një turp".

AKUZA E TEKNIKUT ARTETA

Arteta vazhdoi sulmin e tij në konferencën e tij për shtyp, duke thënë se vendime të tilla si goli i Gordon po ndikonin në pozicionin e Premier League. Arteta tha: “Kam qenë në këtë vend për më shumë se 20 vjet, dhe ky nuk është afër nivelit për ta përshkruar si kampionatin më të mirë në botë.” Në përfundim të konferencës së tij për shtyp, Arteta vazhdoi: “Ndihem i sëmurë që jam pjesë e kësaj, ndihem i sëmurë”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI