Flash

Video/ Nuk ka nevojë për shtesë, Partizani shpërbën Vllazninë: Osmani shembet 4-1 në kryeqytet

Lapsi.al 6 November 2023
Video/ Nuk ka nevojë për shtesë, Partizani shpërbën

Këtë herë kohët shtesë nuk ishin të nevojshme. Partizani e likuidoi Vllazninë me një 4-1 që nuk lë vend për diskutime. Shkon më shumë se keq transferta e parë e Qatip Osmanit, që pas barazimit në debutim provon humbjen më të rëndë sezonale të shkodranëve. Abilaliaj në anën tjetër rrëmben fitoren e pestë radhazi, ndërsa të kuqtë të gjashtën në toal: një rekord që kur president është Gazmend Demi. Në pëfundim të javës së 12 të Kategorisë Superiore Partizani bashkëkryeson me Egnatian me 26, por kanë ende një ndeshje për të rikuperuar.

[video width="680" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/part-1.mp4"][/video]

Në Arenën e Demave u vu në skenë një ndeshje ritmike me raste, ku Vllaznia u ndëshkua për faktin se tentoi të luante si e barabartë. Skuadra e Abilaliaj presoi gjithë fushën dhe madje e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen, pavarësisht reklamimit të pafat të Rrapajt për penallti. Arbitri Beqiraj vazhdoi lojën, por të kuqtë nuk hoqën dorë dhe provuan me Maguette. E megjithatë duhej një gafë skandaloze e prapavijës shkodrane për të zhbllokuar sfidën.

[video width="680" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/vlla.mp4"][/video]

Rrapaj bëri 1-0 dhe megjithë barazimin e pafat të autogolit të Qirkos në minutën e 32' gjërat nuk ndryshuan. Dy gola në kohën shtesë të pjesës së parë nënshtruan një Vllazni të shpërfytyruar. Në minutën e parë shtesë Preka me kokë ndëshkoi portierin Qarri, ndërsa tre minuta më pas Cara bëri gjithcka që Mehmeti të shënonte trisin përpara pushimit.

[video width="680" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/part-2.mp4"][/video]

POKER E SËRISH RASTE TË HUMBURA

Kishte vetëm një skuadër në fushë në pjesën e dytë dhe Partizani koleksionoi një mori rastesh përpara portës shkodrane. Nuk kishte si të vononte goli i katërt i Maguette, që fiksoi pokerin e kuq.

Lexo më tej: Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin dhe Abilaliaj bën katër në katër

[video width="680" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/part-3.mp4"][/video]

E megjithatë, ndoshta Abilaliajt pavarësisht katër golave nuk duhet ti ketë pëlqyer mënyra si lojtarët e tij shpërdoruan mundësitë para Qarrit. Në fund, fitorja 4-1 lejon kryeqytetasit të arrijnë Egnatian në krye të renditjes. Vllaznia e sheh tani veten në zonën e playout, vetëm një larg rënies nga kategoria.

[video width="680" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/part-4.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI