Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Kane nuk po gjen shtëpi në Gjermani: anglezi i Bayern ndërkohë shpenzon 11.500 euro natën për hotelin

Lapsi.al 6 November 2023
Kane nuk po gjen shtëpi në Gjermani: anglezi i Bayern

Nuk ishin të paktë ishin që kishin dyshime për përshtatjen e Harry Kane në futbollin gjerman. Megjithatë, qendërsulmuesi anglez po i përgjigjet çdo dyshimi me paraqitje dhe shifra. 15 gola në 10 ndeshje të Bundesligës, 17 në 14 ndeshje gjithsej të luajtura dhe dy trigolësh radhazi të shënuar në dy ndeshjet e fundit. Ish-sulmuesi i Tottenham është tashmë një idhull i tifozëve të Bayern Munich. Ata me siguri do të donin ta bënin menjëherë qytetar nderi dhe t'i jepnin çelësat e qytetit, por Kane akoma nuk ka as çelësat e shtëpisë.

Në fakt, është e vërtetë që qendërsulmuesi ende nuk ka një shtëpi. Ose më saktë, që kur mbërriti në Bavari në gusht, adresa e tij e banimit ka mbetur gjithmonë e njëjtë: Munich's Vier Jahreszeiten Kempinski Hotel, një strukturë luksoze në qytetin gjerman. E sipas asaj që u zbulua nga The Sun, një sistemim jo tamam ekonomik: shuma e shpenzuar nga lojtari deri më tani është e ekzagjeruar.

TRE MUAJT E KANE NË HOTELIN LUKSOZ

Tabloidi anglez zbuloi se suita në të cilën sulmuesi i kombëtares angleze qëndron me familjen e tij kushton 11 mijë e 500 euro për natë. Prandaj, fatura, duke marrë parasysh që Kane dhe familja e tij kanë qëndruar në Kempinski për pothuajse tre muaj, është shumë më shumë se një milion euro. “Thërrime”, për një futbollist që fiton 20 milionë në sezon, por gjithsesi një shumë e konsiderueshme.

Lexo më tej: Video/ Bayern e bën 'Klassiker' t'i humbasë kuptimi: 0-4 nën 'Murin e verdhë' të Dortmund

Suita e qendërsulmuesit ndodhet në krahun historik të hotelit dhe padyshim është e pajisur me çdo lloj komoditeti. Ajo ka gjithashtu karakteristikën domethënëse që është vetëm 20 minuta larg qendrës stërvitore të Bayern. Megjithatë, Kane nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë përgjithmonë në strukturë dhe sipas të mirëinformuarve, kërkimi për një akomodim më të “qëndrueshëm” ka nisur. Në të vërtetë, ai dhe familja e tij kanë gjetur tashmë diçka: një super vilë që ndodhet në zonën e Grunwald, të ashtuquajturat "Beverly Hills of Bavaria" me vlerë 80 mijë euro në muaj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI