Flash

Jorginho, gjesti antisportiv që tërboi Lascelles: "Nuk bëhet kjo me kapitenin kundërshtar"

Lapsi.al 6 November 2023
Jorginho, gjesti antisportiv që tërboi Lascelles: "Nuk bëhet

Në fundjavën e Premier League që sapo kaloi, Newcastle fitoi sfidën e kreut kundër Arsenal me një gol rokambolesk, që ishte objekt diskutimi dhe analize të thellë nga VAR. Tre episode parregullsish ishin në aksionin e golit, që sidoqoftë u quajt i rregullt. Fitorja e Magpies mërziti mesfushorin Jorginho, i cili në fund të ndeshjes bëri një gjest të shëmtuar ndaj Lascelles.

ÇFARË BËRI JORGINHO?

Mesfushori Jorginho nuk pranoi t'i shtrëngonte dorën Lascelles në fund të ndeshjes. Në Premier League mbretëron Fair Play dhe harrohet çdo rivalitet dhe/ose keqkuptim që ka ndodhur gjatë 90 minutave të lojës. Kultura anglo-saksone bazohet shumë në Fair Play dhe gjesti i mesfushorit të Arsenal e tërboi kapitenin e Newcastle. Ai në fund të ndeshjes bëri deklarata të forta dhe të ashpra ndaj italianit të Gunners.

Lexo më tej: Video/ VAR e quajti të rregullt, Arteta i tërbuar me golin e Gordon në Newcastle: "Turp, ndihem i sëmurë"

LASCELLES I TËRBUAR

Lascelles, kapiteni i Newcastle, në fund të ndeshjes shkoi drejt Jorginho, duke i drejtuar dorën, por italo-braziliani e refuzoi. Pas ndeshjes deklaratat e tij për lojtarin e Arsenal ishin të ashpra: “Më shijoi fitorja ndaj Arsenal. Jorginho nuk donte të më shtrëngonte dorën në fund të ndeshjes. Isha i tërbuar se për mua nuk ekzistojne këto gjëra. Nuk refuzohet asnjëherë shtrëngimi i dorës me kapitenin kundërshtar, është çështje sportiviteti. Ai nuk e bëri prandaj jam edhe më i lumtur për fitoren. Disa skena nuk janë të pranueshme".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI