Flash

Video/ Çuni gol fantastik me takë, Ibrahimovic me një silurë: shqiptarët e Frosinone mposhtin ata të Empolit

Lapsi.al 6 November 2023
Video/ Çuni gol fantastik me takë, Ibrahimovic me një

Frosinone jep spektakël dhe mposht Empolin 2-1 në javën e njëmbëdhjetë të Serie A. Në Stirpe, çoçiarët fituan falë dy golave fantastikë të shqiptarëve Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic. Sulmuesi i kombëtares në minutën e 58' shënoi me një goditje me takë spektakolare. Në minutën e 74', pastaj, kosovari i huazuar nga Bayern Munich Ibrahimovic finalizoi në fund të një aksioni madhështor. Caputo ngushtoi diferencën në minutën e 86'. Di Francesco ngjitet në 15 pikë, ndërsa toskanët mbeten në kuotën 7.

Frosinone dha një shfaqje të madhe në pjesën e dytë, edhe pse rrezikoi në fund. Vendasit mposhtën 2-1 Empolin në një ndeshje plot raste, duke qenë se pas më pak se dy minutash Cancellieri goditi traversën në fund të një aksioni të mahnitshëm personal. Në minutën e 20' çoçiarët kaluan në avantazh. Një gabim i mbrojtjes toskane me Ismajlin dhe shoku i tij i kombëtares kuqezi Çuni përfitoi duke shënuar, por duke u nisur nga pozicion jashtë loje. Megjithatë, këto ishin të vetmet mundësi reale të pjesës së parë, që u ngadalësuan me kalimin e minutave.

ÇUNI E IBRAHIMOVIC MUNDIN ISMAJLIN E BERISHËN

[video width="800" height="450" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/cuni.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë Reinier tentoi menjëherë me të majtën në zonë pa e trembur Berishën. Megjithatë, në minutën e 57', Frosinone barazoi trarët me një goditje të fuqishme me të djathtën e Mazzitelli që përfundoi në shtyllë. Por avantazhi u shty vetëm për një minutë, pasi Çuni shënoi një gol përrallor me takë. Shtatlarti shqiptar gjeti mënyrën e pabesueshme për të shënuar, pas asistimit të Reinier. Frosinone këmbënguli dhe në mesin e pjesës së dytë goditi traversën, sërish me Mazzitelli. Ndeshja u duk se do të mbyllej zyrtarisht në minutën e 74' me golin e parë të Arijon Ibrahimovic në Serie A. Djaloshi nga Prizreni lëshon një goditje të fuqishme me të djathtën në fund të një aksioni fantastik nga lojtarët e Di Francesco.

Lexo më tej: Zyrtare, sulmuesi i Frosinone për herë të parë në kombëtare: Marvin Çuni thirret për miqësoren me Bullgarinë

Megjithatë, në fund, toskanët e rihapën takimin me kokën e Caputo në minutën e 86'. Një minutë më vonë, ish-lojtari i Samp gjeti edhe 2-2, por ishte në pozicion jashtë loje. Frosinone ngjitet në 15 pikë dhe “dyfishon” Empolin e mbërthyer në 7.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI