Java e njëmbëdhjetë e Premier League përfundon në një mënyrë të pabesueshme. Chelsea fitoi derbin e Londrës kundër Tottenhamit 4-1, duke i dhënë City të teknikut Guardiola vendin e parë. Pjesa e parë ishte e çmendur. Kulusevski shënoi shpejt (6'), pastaj VAR anuloi tre gola. Episodi vendimtar, dalja e Romero me karton të kuq. Spurs me dhjetë lojtarë dhe Chelsea në avantazh me penalltinë e Palmer. Të besuarit e Postecoglou mbetën nëntë për shkak të kartonit të kuq të dhënë ndaj Udogie. Blues pastaj fundosën goditjen me trigolëshin e Nicolas Jackson (75', 94' dhe 98').
VAR ANULON TRE GOLA
Derbi i Londrës, që mbylli javën e Premier League dhe i dhuroi Citizens vendin e parë, do të hyjë në historinë e ndeshjeve mes Tottenham dhe Chelsea. Pjesa e parë është një nga më intensivet e viteve të fundit në Angli, duke zgjatur 57 minuta. Filloi me golin e Kulusevskit në minutën e 6', i ndihmuar edhe nga devijimi i Colwill. Pastaj ndodhi çdo gjë. Protagonist është VAR, që anuloi tre gola: atë të Son (14') dhe Caicedo (28') për pozicion jashtë loje dhe Sterlingut (21') për prekje me dorë. Në minutën e 33', Romero u përjashtua nga loja për një faull brenda zonës. Penalltia u shndërrua në gol nga Palmer. Postecoglou ishte gjithashtu i detyruar të bënte tre ndryshime menjëherë. Dier për të sistemuar mbrojtjen në vend të Johnson, pastaj Hojbjerg dhe Emerson Royal para një rikuperimi shumë të gjatë.
Lexo më tej: "Çfarë ka*in po bën ai?": Broja kërcen sikletshëm me peshqir, tifozët e Chelsea të habitur
SPURS ME 9, JACKSON TRIGOLËSH
Pjesa e dytë ishte sigurisht jo më pak intensive. Në minutën e 55' Udogie mori kartonin e dytë të verdhë. Spurs u detyruan të luanin me nëntë lojtarë. Pas shumë rezistence, ish-kryesuesit tashmë të kampionatit u rrëzuan nga goditjet e Nicolas Jackson, i cili e mbylli ndeshjen me një trigolësh. Tottenham pësoi humbjen e parë në kampionat, duke kapitulluar në minutën e 75'. Më pas dy golat e tjerë në minutat 94' dhe 98' e bënë edhe më të rrumbullakosur suksesin e Chelsea. Në mes, një tjetër gol i anuluar, këtë herë për Dier (79'). Chelsea, megjithatë, kthehet në shinat e suksesit dhe Pochetino shkaktoi tërmet ndaj ish-skuadrës së tij. Blues, pas një pikë në dy ndeshje, gjeti një fitore që mund të jetë një pikë kthese në sezonin e tyre. Pikët janë 15: distanca nga zona Champions (Liverpool dhe Arsenal janë me 24) megjithatë është ende e madhe.