Flash

Video/ "Ti qelbesh erë": Diego Costa i protestonte në fytyrë, Medel bën gjestin e shëmtuar

Lapsi.al 7 November 2023
Video/ "Ti qelbesh erë": Diego Costa i protestonte në
Gary Medel dhe Diego Costa. Dy karaktere jo tamam të thjeshtë për dy lojtarë që kanë jetuar pjesën më të madhe të karrierës së tyre në Evropë. Është e pashmangshme që, me dy personazhe të tillë përballë njëri-tjetrit në një fushë futbolli, një përplasje është gjithmonë pas kthesës. Kështu, gjatë ndeshjes Vasco da Gama-Botafogos, kiliani dhe spanjolli ishin protagonistët e një skene aspak të bukur, ku ish-lojtari i Inter vuri në siklet publikisht kundërshtarin e tij. Videoja bëri xhiron e internetit.

INJORIMI I MEDEL NDAJ DIEGO COSTA

Në ndeshjen mes Vasco Da Gama dhe Botafogo, të fituar nga vendasit 1-0 me një gol të Paulos në pjesën e parë, pati hapësirë edhe për një pëballje të ashpër. Medel dhe Diego Costa u përfshinë në një moment tensioni, që u shndërrua shpejt në një tallje epike të kilianit ndaj sulmuesit. Menjëherë pas një diskutimi të zjarrtë me ish-sulmuesin e Atlètico Madrid dhe Chelsea, Medel u largua me shpejtësi. Pas bërtitjeve të spanjollit, ai fillimisht mbajti hundën me dorë, më pas duke tundur dorën para fytyrës, sugjeroi në mënyrë të shëmtuar se fryma e Diego Costa mbante erë të rëndë. Diego Costa, i shtangur dhe i irrituar, u përpoq të mos i jepte peshë provokimit të kundërshtarit, edhe pse zemërimi i tij ishte i dukshëm.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI