Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Prapaskena e raportit të thyer mes CR7 e ish-trajnerit të Portugalisë Santos: " Nuk flasim më"

Lapsi.al 8 November 2023
Prapaskena e raportit të thyer mes CR7 e ish-trajnerit të

Gjithçka nisi në Botërorin e Katarit, kur trajneri i atëhershëm i Portugalisë, Fernando Santos, pati idenë e “çmendur” që ta ulte në stol për dy ndeshje. Që nga ai moment, Cristiano Ronaldo nuk foli më me të. Këtë e ka bërë të ditur ish-tekniku i Polonisë, i shkarkuar pas humbjes me Shqipërinë, në një intervistë të gjatë dhënë për A Bola.

ÇFARË NDODHI MES SANTOS E RONALDO?

Në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga Portugalia në Botërorin e Katarit, ato të 1/8 kundër Zvicrës dhe çerekfinalet fatale kundër Marokut befasues, Fernando Santos la jashtë formacionit titullar CR7 dhe e aktivizoi vetëm gjatë ndeshjes. Në grupe, sidoqoftë, CR7 e kishte nisur nga minuta e 1', por u zëvendësua sistematikisht në pjesën e dytë. “Ti e ke gjithmonë me nxitim për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”, i tha atëherë 5 herë fituesi i Topit të Artë trajnerit të tij pas një zëvendësimi tjetër.

FJALËT E ISH-TEKNIKUT

Që nga ai moment diçka në marrëdhëniet mes të dyve u prish në mënyrë të pariparueshme, siç shpjegoi vetë Fernando Santos: "Ne nuk flasim më me njëri-tjetrin dhe nuk kam dëgjuar më prej tij që kur u kthyem nga Katari. Kur atë mëngjes para ndeshjes i shpjegova që nuk do të luante dhe përse nuk do të luante, ai e keqkuptoi. E kuptoj reagimin që pati, sepse po kalonte një periudhë ankthi të madh dhe një mik i ngushtë po e mbante jashtë. Për mua në çdo rast ai mbetet si një djalë, ose një vëlla më i vogël. "Ditën që të dojë të më telefonojë në celular, unë do të jem atje. Kjo është e garantuar."

Ish-trajneri portugez foli më pas për arsyet që e kishin çuar në zgjedhje të caktuara: "Ronaldo kishte luajtur pak me Ten Hag te Manchester United dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë. Gjendja e tij atletike ishte perfekte, por ai nuk kishte ritmin e ndeshjes. Me stafin u përpoqëm që ta rikuperonte këtë ritëm, para Kupës së Botës dhe në ndeshjet e para të grupit".

Lexo më tej: Golat e Asanit dhe Dakut shkarkojnë Fernando Santos

Por problemi i CR7, sipas Fernando Santos, nuk ishte thjesht fizik: "Për më tepër, gjysma e dytë e 2022 ishte e tmerrshme për të, mendërisht dhe fizikisht. Gjithçka filloi me atë fatkeqësi që i ndodhi familjes së tij me vdekjen humbjen e njërit prej dy binjakëve të tij. Ai moment e kishte ndikuar shumë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI