Flash

Felipe Melo bën 'copë' Mbappé: "Është një budalla, duhet ta mbajë gojën mbyllur"

Lapsi.al 9 November 2023
Felipe Melo bën 'copë' Mbappé: "Është

Kylian Mbappé nuk e pëlqen futbollin brazilian. Kampioni francez e cilësoi atë si të pazhvilluar dhe reagimi nga Brazili nuk vonoi. Felipe Melo, ish-lojtari i përfaqësues braziliane është përgjigjur flakë për flakë ndaj sulmuesit të PSG. 40-vjeçari brazilian, i cili vetëm pak ditë më parë ngriti në qiell Kupën Libertadores me Fluminense, në finalen e fituar kundër Boca Juniors, nuk la gjë pa i thënë yllit francez: “E konsideroj një budalla, ka ende shumë për të mësuar”.

Felipe Melo, i lindur në vitin 1983, i cili u bë 'i famshëm' për ndërhyrjet e tij të ashpra në fushë, nuk foli butë ndaj Mbappé: "Ai shënoi tre gola në finale, por Argjentina u bë kampione dhe Messi është më i miri në botë - tha braziliani për Tnt Sports -. Ai ka ende shumë për të mësuar. Ai nuk mund të flasë për futbollin e Amerikës së Jugut. Unë e konsideroj atë një lojtar të madh, ndoshta do të fitojë tre ose katër Topa të Artë, por duhet ta mbajë gojën mbyllur. Nga Europa vijnë për të kërkuar lojtarë në Amerikën e Jugut, jo në Francë. Për fat nuk pata mundësinë të luaj kundër tij, për fat nuk e di nëse për mua apo për të".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI