Flash

Jashtë Broja e Mihaj: ja arsyet e dy ndryshimeve të vetme në listën e e tekniku Sylvinho për dy “finalet”

Lapsi.al 11 November 2023
Jashtë Broja e Mihaj: ja arsyet e dy ndryshimeve të vetme në

Dy rikthime e fare pak ndryshime në listën e të besuarve të teknikut të kombëtares Sylvinho, për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Tekniku brazilian është pothuaj me një këmbë në Gjermani, por kërkon të shkojë si vendi i parë në Grupin E. Për llogaritë një pikë është e mjaftueshme për të shkuar në Europian dhe Sylvinho kërkon të shkojë me njerëzit e tij të besuar. Kthehet Ismajli pas dëmtimit e mbetet në shtëpi Mihaj, shpluhëroset Muçolli, që merr vendin e lënë bosh nga Broja.

Asnjë ndryshim në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur në fitoret me Çekinë dhe Bullgarinë. Përjashtim bën vetëm rikthimi i Ardian Ismajlit, që mungoi i dëmtuar. Jashtë mbetet Mihaj, me lojtarin që ka shpejtuar të "justifikojë" mos grumbullimin me një dëmtim.

Arbnor Muçolli është risia e vetme e brazilianit që rikthen në radhët e kuqezinjve sulmuesn e Göteborg. Lojtari po kalon një formë mjaft të mirë në Suedi dhe fakti që ai i shtohet gjashtë sulmuesve të tjerë, tashmë të përhershëm, tregon dëshirën e kuqezinjve për të fituar vendin e parë. Muçolli do të marrë në organikë vendin e Armando Brojës, që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit dhe futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre do të mbërrijnë në Tiranë nga e diela. Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në transfertën e Moldavisë më datë 17 nëntor, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe, për të përmbyllur kështu këtë edicion të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI