Flash

Video/ Çekia mbetet tabu për Romën, Slavia dërrmon 2-0 Mou: Toulouse turpëron Liverpool, shembet Ajax

Lapsi.al 9 November 2023
Video/ Çekia mbetet tabu për Romën, Slavia dërrmon 2-0

Në raundin e katërt të grupit G të Europa League, Roma u rrëzua 2-0 në Pragë përballë Slavia. Verdhekuqtë shtyjnë kështu kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Mourinho për më tepër sheh të komplikohet rruga për në 1/8, duke qenë se çekët kanë barazuar diferencën e golave në ndeshjet direkte dhe janë përpara me golavarazhin e përgjithshëm. Nuk ka shkuar mirë edhe për Liverpool e Ajax. Linjat e dyta të Klopp dorëzohen 3-2 ndaj Toulouse. Tjetër humbje për Ajax, i mundur në Amsterdam nga Brighton.

Republika Çeke mbetet tabu për Romën që pësoi një humbje të keqe nga Slavia Pragë. Shtyhet kalimi matematikor i raundit, duke pasur parasysh fitoren me përmbysje të Servette ndaj Sheriff. Mourinho rreshtoi formacionin më të mirë të mundshëm, duke i dhënë frymëmarrje vetëm Cristante dhe Dybala. Për verdhekuqtë fitorja në Pragë me Slavia do të thoshte kualifikim si i pari në grup. Në vend të kësaj, Roma pësoi lojën e vendasve, që iu afruan golit në pjesën e parë me Chytil. Çekët kaluan në avantazh në minutën e 50' me Jurecka dhe, më pas, me Masopust dyfishuan në minutën e 74'. Në mes, një pritje e bukur nga Svilar ndaj Provod. Por disfata është e rëndë dhe duhet harruar shpejt, duke qenë se të dielën është një derbi për tu luajtur, që është edhe themelor për renditjen.

NDESHJET E TJERA

Ajax në Grupin B mbyll renditjen, duke u mundur edhe në Amsterdam nga Brighton. Fati në minutën e 15 dhe Adingra në të 53' vulosën suksesin e anglezëve. Brighton kryeson me 7 pikë, Ajax e mbyll me 2. Disfatë e Liverpool në transfertë me Toulouse, me Klopp kishte preferuar rezervat për këtë ndeshje. Francezët shkuan në avantazh të dyfishtë me golat e Donnum dhe Dallinga, ndërsa Magri anuloi edhe autogolin e Ji. Në fund Diogo Jota ngushtoi vetëm distancën. 9 pikë për Reds e 7 për francezët në vendin e dytë. Në Grupin H Leverekusen imponohet 0-1 në transfertë me Qarabag, duke mbetur me pikë të plota. 12 pikë për gjermanët, falë golit të Boniface me penallti në minutën e 4 shtesë. Qarabagi Xhixhës, 90 minutë në pankinë, mbetet i dyti me 7 pikë.

REZULTATET E EUROPA LEAGUE

Europa League Group B

Ajax 0-2 Brighton

Europa League Group E

LASK 3-0 Union St.Gilloise

Toulouse 3-2 Liverpool

Europa League Group F

Maccabi Haifa 1-2 Villarreal

Rennes 3-1 Panathinaikos

Europa League Group G

Servette 2-1 FC Sheriff

Slavia Prague 2-0 Roma

Europa League Group H

Qarabag FK 0-1 Bayer Leverkusen

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI