Flash

Video/ Fiorentina fiton edhe në Serbi dhe ruan kreun: rezultate befasuese në Conference League

Lapsi.al 9 November 2023
Video/ Fiorentina fiton edhe në Serbi dhe ruan kreun: rezultate befasuese

Fiorentina merr një tjetër sukses në ndeshjen kundër Cukaricki, e vlefshme për raundin e katërt të grupit F të Conference League. Përfundon 0-1 në tokën serbe, me penalltinë e M'Bala Nzola në minutën e 8', që zgjidhi një ndeshje të vështirë dhe jofrymëzuese të formacionit Viola. Të besuarit e teknikut Italiano janë në vendin e parë me tetë pikë (+2 për Ferencvaros dhe Genk që barazuan 1-1 në ndeshjen tjetër). Duhet vlerësuar gjendja fizike e Mandragoras, që u largua në fund për një problem fizik.

Lexo më tej: Video/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0: "Meritonim më shumë"

Në ndeshjet e tjera, Lille bllokohet në 1-1 në Bratislavë. Gomes kaloi francezët në avantazh në minutën e 52, por Slovan barazoi 10 minuta nga fundi me Cavric. Dy skuadrat ruajnë pozitat: Lille i pari me 8 pikë e Slovan një pikë pas tyre. Në Grupin B Gent e Maccabi Tel Aviv bëjnë detyrën duke fituar në transfertë dhe duke mbajtur vendet e para. Në Grupin D bie në sy humbja e sikletshme e Besiktas. Turqit u rrëzuan në shtëpi 1-2 nga Bodoe/Glimt dhe mbeten në vendin e fundit. Legia e Ernest Muçi dhe Çelhakës, në fushë nga minuta e parë, mori suksesin 2-0 ndaj Zrinjski. Polakët mbajë vendin e parë me 9 pikë në shoqërinë e Aston Villa. Angezët fituan gjithashtu ndaj AZ.

NDESHJET E MBRËMJES

Conference League Group A

Olimpija Ljubljana 2-0 Klaksvik

Slovan Bratislava 1-1 Lille

Conference League Group B

Breidablik 2-3 Gent

Zorya 1-3 Maccabi Tel Aviv

Conference League Group C

FC Astana 0-0 Ballkani

Viktoria Plzen 1-0 Dinamo Zagreb

Conference League Group D

Besiktas 1-2 Bodo/Glimt

Club Brugge 2-0 Lugano

Conference League Group E

Legia Warszawa 2-0 Zrinjski Mostar

Aston Villa 2-1 AZ Alkmaar

Conference League Group F

Cukaricki 0-1 Fiorentina

Ferencvaros 1-1 Genk

Conference League Group H

FC Nordsjaelland 1-1 Spartak Trnava

Ludogorets Razgrad 2-0 Fenerbahce

Conference League Group G

HJK Helsinki 0-1 Eintracht Frankfurt

PAOK FC 2-2 Aberdeen

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI