Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Moldavia, kualifikimi e ardhmja dhe situata e Bajramit: Sylvinho zbulon përse la jashtë Brojën

Lapsi.al 11 November 2023
Moldavia, kualifikimi e ardhmja dhe situata e Bajramit: Sylvinho zbulon

"Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. E drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë". Tekniku i kombëtares Sylvinho preferon ti bëjë gjërat të qarta menjëherë. Në konferencën për shtyp përpara dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Euro 2024, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, braziliani ka bërë të qartë synimet e tij, që shkojnë përtej një pikë të nevojshme. Ai ka folur për modulin e lojës dhe çështjen më të nxehtë, atë të Armando Brojës.

ÇËSHTJA BROJA

Broja, në fakt është përfolur për një kontradiktë me teknikun, që nuk e konsideroi titullar për ndeshjen me Çekinë në tetor. Ai u largua zyrtarisht si i dëmtuar. Në fakt, sulmuesi i Chelsea, që vinte nga dëmtimi i rëndë, nuk ka luajtur që atëherë as për Bleus. Në këtë pikë, Sylvinho sqaron: "Janë situata të ndryshme me Mihajn. Ne monitorojmë 56 lojtarë. Me 12 tetor Armando u kthye në Londër dhe nuk u grumbullua. Është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet. Ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi. Armandos i duhet kohë, ngadalë-ngadalë duhet të kthehet. Zakonisht u ndodh lojtarëve me këtë dëmtim. Është një lojtar me kalibër të jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë shëndetin e tij që vjen para të gjithave".

Lexo më tej: Jashtë Broja e Mihaj: ja arsyet e dy ndryshimeve të vetme në listën e e tekniku Sylvinho për dy “finalet”

MODULI I LOJËS

Fund i debatit, e në fakt faktet duken të gjitha mbështetëse të fjalëve të teknikut Sylvinho. Braziliani, duke u kthye në transfertën me Moldavinë e ka bërë të qartë se nuk do të ndryshojë mënyrën e të luajturit. Braziliani pëlqen të ketë lojën nën kontroll dhe do të synojë ta bëjë edhe atje: "Të dy ndeshjet janë të rëndësishme, e radhës është vendimtare, se jemi në kushte për t’u kualfikikuar. Moldavia është një ekip që në shtëpi apo transfertë janë të organizuar, shfrytëzojnë kundërsulmin, kanë lojtarë të mirë, janë të rreshtuar mirë, të organizuar për kundërsulm, e bëjnë mirë. Janë lojtarë me centimetra, janë të rrezikshëm në standarde. Duhet të përgatitim ndeshjen tonë, jemi organizuar, kemi tranzicionin dhe lojtarë teknikë. Mund të vendoset gjithçka në 90 minuta, por është ndeshja më vendimtare e këtij grupi për ne".

KUALIFIKIMI I MUNDSHËM

Sigurisht që përtej klasikes së të mbajturit të ambjentit me këmbë në tokë, Sylvinho e di se është pranë një arritje të madhe. "Pjesë e objektivit ishte të arrinim në nëntor me mundësinë e kualifikimit. Jemi këtu, e kemi një mundësi dhe ne me njerëzit, mbështetjen që na japin, jemi të lumtur deri këtu. Por objektivi është të shkojmë në Europian, objektivi është ai. Është një ëndërr që të gjithë e jetojnë, të gjithë prej 10 muajsh. Të dyja janë të rëndësishme. Ishujt Faroe janë të vështirë. Ndaj Polonisë e Çekisë ishin 0-0 deri në minutën e 70. Është e vështirë, moldavët janë në garë, kanë mundësitë të kalojnë dhe varen nga kjo ndeshje".

SITUATA E BAJRAMIT

Tekniku pastaj ka dashur të shmangë një polemikë me homologun e Sassuolo, në lidhje me fantazistin Nedim Bajrami, por sidoqoftë mënyra kontroverse e të parit të gjërave, një lloj përplasje e ka krijuar: "Bajrami ishte në pankinë, nuk ka luajtur. Edhe herën e kaluar ka luajtur 23 minuta. Nedimi është në rregull, kam folur me të, e monitorojmë, nuk ka probleme. Është e vështirë që kur është në pankinë, të bësh komente se ai ka trajner e staf. Por ai është mirë, i shëndetshëm dhe nesër do të bashkohet me ne".

E ARDHMJA TE SHQIPËRIA?

Në fund, Sylvinho ka folur edhe për të ardhmen e tij në pankinën kuqezi, që me kualifikimin një hap larg i ka shqetësuar jo pak tifozët e kombëtares. "Në mendjen tonë është ndeshja dhe nuk ia dalim të mendojmë për gjë tjetër. Ne duhet të bëjmë çdo sforco të rëndësishme që të shkojmë në Europian, që është e mirë për Federatën, lojtarët, vendin. Mendja është vetëm aty, pastaj jeta e trajnerit nuk është e thjeshtë, por janë gjëra që ndodhin, janë më vonë. Mendoj se mund të bëj si trajner. Mendja është këtu, jemi të lumtur, kemi mbështetjen e federatës e vendit. Kjo nuk të lejon të mendosh gjë tjetër".

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI