Flash

Video/ Juventus rrëmben fitoren e pestë radhazi, 2-1 ndaj Cagliari: Bremer-Rugani ngjisin bardhezinjtë në krye

Lapsi.al 11 November 2023
Video/ Juventus rrëmben fitoren e pestë radhazi, 2-1 ndaj Cagliari:

Juventus është për (të paktën) një natë si kryesues në Serie A pasi mposhti 2-1 Cagliari në Allianz Stadium. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, por pa goditje në portë nga asnjëra skuadër, të besuarit e teknikut Allegri zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60’. Bremer, i fuqishëm në shkëputjen e tij në qendër të zones, shënoi golin e 1-0. Dhjetë minuta më vonë Rugani dyfishoi epërsinë në zhvillimet e një goditje këndi. Cagliari rihapi lojën në minutën e 75’ me një tjetër mbrojtës. Dossena bëri 2-1, por goditi edhe shtyllën në minutën e 82’. Juventus, me suksesin e pestë radhazi, ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe është +1 ndaj Inter, me një ndeshje më shumë.

Lexo më tej: Phillips mesfushori i ri i Juventus: City aprovon huazimin për në janar

Juventus mund kështu 2-1 Cagliarin e fluturon në krye të tabelës me 29 pikë. Bardhezinjtë janë tani në pritje të përgjigjes së Inter, i impenjuar në ndeshjen e të dielës me Frosinone. Në Allianz është versioni i zakonshëm i Juventus 2023-24. Bardhezinjtë vuajnë për të krijuar dhe zhbllokuar ndeshjen kundër skuadrave të vogla, përveçse me topa inaktiv. Për periudha të gjata është një lojë e mërzitshme që i bën edhe më fanatikët të rrudhin buzët. E megjithatë... Juventus fiton me Bremer e Rugani. Allegri vazhdon të fitojë: pesë suksese radhazi. E vetmja gjë që njollosi mbrëmjen ishte goli i pësuar nga Szczesny pas 615 minutash pathyeshmëri në portën bardhezi. Max Allegri ndoshta mund të mos e ketë marrë shumë mirë, por perfeksioni nuk është dicka e kësaj bote. E pas pushimit do të rifillojë me Juve-Inter.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI