Flash

Video/ Çmenduria e Giroud rrezikon shumë: katër javë pezullim, rregullorja ka ndryshuar

Lapsi.al 12 November 2023
Video/ Çmenduria e Giroud rrezikon shumë: katër javë
Te Milan asgjë nuk po shkon mirë. Pioli, i cili tashmë duhet të përballet me një renditje që është bërë e komplikuar, rrezikon të humbasë Olivier Giroud për një kohë të gjatë. Saktësisht për katër ndeshje, pas kartonit të kuq që iu dha nga Abisso në minutat e fundit të Lecce-Milan. Nëse sjellja e francezit, që mori një përjashtim direkt, gjykohet si "veçanërisht mosrespektuese ndaj arbitrit", atëherë mundësia e një ndalimi me katër ndeshje do të bëhet reale. Prandaj shumë do të varet nga raporti i arbitrit Abisso, në shënjestër edhe për golin e anuluar ndaj Piccoli. Kështu, ish-lojtari i Chelsea dhe Arsenal mund ta paguajë shtrenjtë ndryshimin e fundit në nenin 36 të Kodit të Drejtësisë Sportive. Deri në sezonin e kaluar përjashtimi minimal në rast të "qëndrimit veçanërisht mosrespektues ndaj gjyqtarit ose ndihmësve të arbitrit" ishte i barabartë me dy ndeshje. Takime që tashmë janë bërë katër. "Rregulli i mëparshëm është zëvendësuar - konfirmoi Graziano Cesari për Sportmediaset.it -. Do të varet shumë nga raporti i arbitrit Abisso. Në skenarin më të keq, francezi do të pësojë një skualifikim me katër ndeshje". Lexo më tej: Video/ Milan ngec në Leçe e rrezikon të ketë humbur gjatë yllin Leao: "Ndalova menjëherë" Megjithatë, udhet patur parasysh edhe precedenti sezonal. Maxime Lopez ishte 'viktimë' e një kartoni të kuq direkt gjatë ndeshjes Napoli-Sassuolo më 27 gusht. Me atë rast mesfushori zikaltër (i cili më vonë u transferua te Fiorentina) mori dy ndeshje skualifikim "për shkak se iu drejtua me shprehje të rëndë fyese" ndaj arbitrit. Situata me në qendër Giroud mund të konsiderohet e ngjashme. Kështu, sulmuesi i lindur në vitin 1986 me shumë mundësi do të mungojnë 'vetëm' ndaj Fiorentinës dhe Frosinones.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI