Flash

Video/ Berisha lë pa gola Napolin, fishkëllima në 'Maradona': Garcia i ka orët të numëruara

Lapsi.al 12 November 2023
Video/ Berisha lë pa gola Napolin, fishkëllima në
Napoli rrëzohet 0-1 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e drekës së javës së dymbëdhjetë të Serie A. Skuadra e Rudi Garcia shkon në pushimin e kombëtares i mbuluar nga fishkëllimat e stadiumit “Maradona”. Pavarësisht se dominuan për sa i përket zotërimit dhe konkluzioneve, kampionët e Italisë nuk ishin bindës nga pikëpamja e intensitetit dhe rrezikshmërisë së lojërave. As hyrja e Kvaratskhelia (fillimisht i mbajtur pushim) nuk arrin të shembte murin e ngritur nga Ismajli, Luperto dhe një super Berisha. Në minutën e 91' erdhi befasia e fundit me golin fantastik të Kovalenko, që nxorri skuadrën e tij nga zona e rënies dhe zhyti francezin Garcia sërish në makth. Nëse dëshironi, mund ta quani edhe mallkimi i stadiumit 'Maradona', por shenjtët pak lidhje kanë në këtë çështje. Sepse një tjetër humbje në shtëpi - e katërta - është rezultat i zgjedhjeve konfuze të teknikut Rudi Garcia, i cili ka edhe vetë përgjegjësi. Sido të jetë kënvështrimi, trajneri francez – i fishkëllyer, ashtu si edhe ekipi – nuk i ka dhënë kurrë vazhdimësi një skuadre që rrezikon të rrëshqasë në vendin e pestë këtë mbrëmje. Lexo më tej: Video/ Juventus rrëmben fitoren e pestë radhazi, 2-1 ndaj Cagliari: Bremer-Rugani ngjisin bardhezinjtë në krye Tani, pasi klubi ka vendosur për heshtjen e shtypit për të gjithë anëtarët, i takon presidentit De Laurentiis, të marrë vendimin e duhur. Presidenti napolitan zbriti në dhomat e zhveshjes edhe në pushimin pas pjesës së parë, për një konfrontim. Nëse do të vazhdojë me francezin Garcia apo do të kërkojmë një pikë kthese, De Laurentiis ka tani shansin përpara pauzës. Komplimente për Empolin e Andreazzoli që bëri një ndeshje inteligjente. Ismajli e Berisha ishin të pakapërcyeshëm, duke marrë maksimumin në fund me golin e Kovalenko, që i jep frymëmarrje në renditje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI