Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Reagimi i Sommer në golin e Dimarco: duart në kokë, thonë atë që të gjithë menduan

Lapsi.al 13 November 2023
Reagimi i Sommer në golin e Dimarco: duart në kokë, thonë

“Për fat hyri... përndryshe do të kisha marrë shumë nga ato ofendime”. Historia e aftësive teknike dhe balistike të Federico Dimarco është e gjitha në këto fjalë, që përshkruajnë mrekullinë e golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Frosinone. Sommer, që ishte në anën tjetër të fushës, vuri duart në flokë. Numri një i Inter duket se thërret: çfarë goli shënoi! Shprehja e tij, ai reagim impulsiv, është imazhi më i mirë që shpjegon emocionin e ngjallur nga ajo parabolë.

Trajektorja e projektuar me të majtën, e nisur nga një distancë prej gati 60 metrash (56.47) nga porta e Turati, solli në mendje magji të tjera të këtij lloji. Të vijnë në mendje goditje të stilit të Alvaro 'Chino' Recoba kundër Empolit në vitin 1998 dhe të ish-Pibe de Oro kur hodhi në erë San Paolo (tani Maradona) në ndeshjen kundër Veronës (1985).

Lexo më tej: Video/ Dimarco gol i çmendur nga 56 metra distancë: Inter mposht Frosinone e kthehet i pari

Pyetja e parë që vjen në mendje kur rishihet aksioni, jo vetëm e Sommer, është vetëm një: Dimarco donte vërtet ta bënte, apo gaboi krosimin? Përgjigja e mbrojtësit është e qartë, duke mos lënë vend për dyshime. Nuk buzëqesh, as nuk tradhton sikletin e ‘fajtorit’: “Po, doja të godisja – shtoi për Dazn –. Fillimisht pashë Denzel më pas kuptova që portieri kishte dalë. E për fat hyri në rrjetë. Përndryshe do të kishte marrë shumë ofendime”.

Dimarco krenohet me golin që mahniti kundërshtarët dhe zhbllokoi një ndeshje në fazën më delikate: “Është një nga golat më të bukur të karrierës sime. Jam i lumtur sepse nuk e nisa mire, bëra gjëra të gabuara, të cilat unë zakonisht nuk i gaboj. Kampionati është ende i gjatë, ne do të mendojmë për Juventus pas ekipeve kombëtare".

@hagagtv⚽ Federico Dimarco Goal, Inter Milan vs Frosinone (2-0), Goals Results And Extended Highlights-2023 Gol di Federico Dimarco, Inter vs Frosinone (2-0) Tutti i gol e gli highlights estesi gol de Federico Dimarco Hoy | Dimarco Hoy Inter vs Frosinone 2-0 Lega Serie A 23/24

♬ الصوت الأصلي - Hagag

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI