Flash

Menaxherët e futbollit luftë të hapur Fifa-s: "Gati për veprime ligjore kundër FFAR"

Lapsi.al 13 November 2023
Menaxherët e futbollit luftë të hapur Fifa-s: "Gati për

Shoqata Europiane e Menaxherëve Sportivë është e gatshme të ndërmarrë "veprime ligjore të koordinuara kundër FFAR-it". FFAR është rregullorja e re për menaxherët e iniciuar nga FIFA, që hyri në fuqi më 1 tetor. Kjo rregullore parashikon, ndër të tjera, rikthimin e një regjistri menaxherësh dhe një kufi për kompensimet. Kështu lexohet në një shënim të vetë Shoqatës, sipas të cilës “panorama aktuale normative ndërkombëtare është në kaos dhe kërkon një modus operandi të ri që merr realisht parasysh situatën e menaxherëve”.

Lexo më tej: Akuza frontale nga Shakhtar për Fifa-n: "Na shkatërruat"

Pozicionimi është shfaqur pas takimit të 8 nëntorit të kaluar në stadiumin Wembley në Londër, ku morën pjesë menaxherë që përfaqësonin 23 vende: "Jemi të lodhur nga persona që përpiqen të rregullojnë sektorin tonë pa përfshirjen e duhur të vetë menaxherëve. Ne mezi presim të punojmë me palët e interesuara që kemi kontaktuar tashmë për të bashkë-zhvilluar një sistem që krijon transparencë globale, efikasitet dhe respekt për të gjithë aktorët e përfshirë. Hapat e parë në këtë drejtim tashmë janë ndërmarrë". Sidoqoftë, tani konflikti është shpallur dhe Shoqata europiane e menaxherëve të futbollit  ka ndërmend të ndërmarrë edhe veprime ligjore kundër FIFA-s dhe rregullores së saj të re.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI