Flash

Kaos te Tirana: Drejtori Sportiv Osmani largohet nga klubi, lojtarët kërkojnë mbledhje para stërvitjes

Lapsi.al 14 November 2023
Kaos te Tirana: Drejtori Sportiv Osmani largohet nga klubi, lojtarët
Te Tirana asgjë nuk është e qetë, pavarësisht se në këtë periudhë nuk ka ndeshje e bardheblutë vijnë nga tre ndeshje pa humbje. Çfarë nuk shkon? Ajo që Drejtori Sportiv Tefik Osmani nuk është më në detyrë, i njoftuar prej vetë atij në profilin e tij në Instagram. U shkarkua, apo vendosi të largohej, kjo mbetet për tu mësuar, sepse klubi nuk i kushtoi asnjë postim largimit të drejtorit të titullit të fundit. “Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani. Lexo më tej: Hasani i shpëton fytyrën Ahmatajt: Tirana thyen 2-0 Teutën e kthehet te fitorja pas 3 javësh Nga fjalët e thëna duket si një largim i paqtë, ndryshe nga ai i teknikut Orges Shehi, të cilin vetë Osmani në fillim të tetorit i tha të merrte çantën se ishte i shkarkuar. Largimi i Drejtorit Sportiv është një tjetër kolonë e shkëputur nga ajo skuadër që fitoi një titull kampion dhe i shkoi fare pranë të dytit radhazi, sezonin e kaluar. Një sinjal se gjërat janë ende në kaos në klub, që përforcohet edhe nga kërkesa e lojtarëve për një mbledhje të menjëhershme me trajnerin, përpara se të dilnin në seancën stërvitore të sotme.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI