Flash

Juventus rinovon me bastexhiun Fagioli deri në vitin 2028: "Besojmë te ai dhe po e presim"

Lapsi.al 14 November 2023
Juventus rinovon me bastexhiun Fagioli deri në vitin 2028:
Juventusi ka njoftuar rinovimin me Nicolò Fagioli deri më 30 qershor 2028. Një deklarim vlerësimi dhe mbështetje e madhe për mesfushorin e ri, i skualifikuar për 7 muaj (plus 5 masa alternative) deri më 19 maj 2024 për çështjen e basteve. Fagioli, i cili po stërvitet rregullisht me skuadrën, do të mund të rikthehet për javën e fundit të kampionatit ndaj Monzës. Drejtori i futbollit të Juventus, Cristiano Giuntoli, përsëriti mbështetjen e plotë të Juventus për lojtarin në këtë moment të komplikuar. "Ne konfirmojmë atë që patëm mundësinë ta komunikonim disa javë më parë. Ne mbështesim Nicolò Fagioli në udhëtimin e tij terapeutik dhe stërvitor dhe duam t'i ofrojmë të gjithë mbështetjen që do t'i duhet në muajt e ardhshëm", lexohet në faqen zyrtare të Juventus. "Rinovimi i kontratës së lojtarit shkon pikërisht në këtë drejtim, por jo vetë. Nicolò është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, cilësia e tij teknike dhe inteligjenca taktike janë të njohura për të gjithë. E ne jemi të bindur se rikthimi i tij në fushë do të jetë një vlerë shtesë për ne, me rëndësi parësore. Prandaj Fagioli duhet ta dijë dhe e di se mund të vazhdojë të punojë, duke u stërvitur çdo ditë me skuadrën, me qetësinë e nevojshme. E ai gjithashtu e di se ne besojmë tek ai dhe po e presim". Lexo më tej: Fagioli trondit prokurorët: "Donin të më thyenin këmbët, qava pas Sassuolo për 3 milionët e humbura"

NJOFTIMI I JUVENTUS

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI