Flash

I preu fytin me patinë gjatë ndeshjes: arrestohet Petgrave i akuzuar për vrasje me qëllim

Lapsi.al 14 November 2023
I preu fytin me patinë gjatë ndeshjes: arrestohet Petgrave i akuzuar

Zhvillim i papritur në hetimin për vdekjen e Adam Johnson, lojtari amerikan i Nottingham Panthers. Lojtari i hokejit mbeti i vrarë pasi një patinë i preu fytin në një përplasje gjatë një ndeshje kundër Sheffield Steelers më 28 tetor. Policia e Yorkshire të Jugut ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje nga pakujdesia. Hetuesit nuk e kanë përmendur emrin e tij, por me sa duket ai është Matt Petgrave, hokejisti kanadez i cili ishte protagonisti padashur i aksidentit të tmerrshëm fatal.

Rreth 8,000 tifozë panë të tmerruar përpjekjet për të shpëtuar jetën e Johnson, ndërsa ai dergjej i gjakosur në akull në Sheffield's Utility Arena, i mbrojtur nga lojtarë të tjerë, përpara se të vdiste më vonë nga plagët e marra në spital.

Lexo më tej: Pamje të rënda/ Patina i shqyen fytin gjatë ndeshjes, Adam Johnson humb jetën: spektatorët të tronditur

"Hetuesit arrestuan sot (e martë 14 nëntor, red.) një person i dyshuar për vrasje të qëllimshme. Ai aktualisht është ende në paraburgim policor - thuhet në një deklaratë të lëshuar nga policia -. Të shtunën më 28 tetor, Adam, 29 vjeç, mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndeshje mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers dhe fatkeqësisht më vonë u shpall i vdekur në spital. Një ekzaminim pas vdekjes konfirmoi se ai vdiq nga një plagë fatale në qafë". Petgrave, në fakt, u përplas me një lojtar tjetër, përpara se patina e tij e ngritur lart të priste fytin e fatkeqit Johnson.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI