Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Rruga kuqezi drejt takimit me historinë: nga Kishinjevi mund të presim biletën për në Gjermani

Lapsi.al 14 November 2023
Rruga kuqezi drejt takimit me historinë: nga Kishinjevi mund të presim

Përgatitjet e kombëtares për ndeshjen kundër Moldavisë, për kualifikueset e Euro Gjermani 2024, tashmë kanë nisur. Sylvinho ka mundur sot të kryejë edhe seancën e parë të plotë stërvitore me të gjithë lojtarët. Kuqezinjtë do të kenë edhe një ditë intensive në Shqipëri, përpara se të bëhen gati për transfertën më të rëndësishme që nga ajo e Armenisë në vitin 2016.

Kuqezinjtë shkojnë në takimin më të rëndësishëm të kësaj fushate eliminatore, në kohën kur një pikë i dërgon të besuarit e Sylvinhos në Gjermani. Asgjë nuk i lihet rastësisë në këtë pikë, me itinerarin e përcaktuar në detaje, deri në përballjen e të premtes, me orën 18.00 me orën e Tiranës. Skuadra do të kryejë të mërkurën në orën 16.45 në Arena Kombëtare, të fundit e testit që tekniku brazilian ka menduar për të befasuar moldavët. 15 minuta të hapura për median, pastaj pas dyerve të mbyllura do të punohen detajet e fundit taktike.

DREJT MOLDAVISË

Të enjten pastaj kuqezinjtë do të nisen në takimin me historinë. Sidoqoftë, fluturimi me çarter do t’i mundësojë kombëtares mbërritjen në aeroportin e Kishinjevit rreth mesditës me orën lokale. Akomodimi do të jetë në një hotel pranë qendrës së qytetit e pranë aeroportit për të evituar lëvizjet e gjata. Në orën 17.15 pastaj do të jetë konferenca për shtyp e teknikut Sylvinjo dhe një futbollisti, që do të paraprijë seancën zyrtare stërvitore, të programuar në orën 18.00. Ashtu si është tashmë e zakonshme, seanca në stadiumin Zimbru është menduar rreth orarit të ndeshjes, që do të luhet të premten.

Lexo më tej: Video/ Rama nuk humb rastin e lavdisë: takim me lojtarët e kombëtares, Gjimishiti i jep numrin 6

Shqipëria do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë që zgjat nga debutimi me Poloninë, humbja e vetme e brazilianit Sylvinho. Kthimi pastaj do të jetë po të premten, me synimin që kuqezinjtë të shtunën të nisin menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese me Ishujt Faroe. Me shpresën se në duar do të kenë edhe një biletë për në Gjermani, të prerë në Kishinjev.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI