Flash

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Moldavia na kushtoi vazon e dytë në short: ja pse nuk mjafton fitorja me Ishujt Faroe

Lapsi.al 19 November 2023
Moldavia na kushtoi vazon e dytë në short: ja pse nuk mjafton fitorja

Nëse shpresonim një favor nga shorti me vendin e parë, fatkeqësisht nuk do të vijë. Në 2 dhejtor Shqipëria do të jetë në vazon e dytë, edhe nëse mposht Ishujt Faroe dhe e mbyll në krye Grupin E. Në këtë pikë e sigurtë është se në grup, në Gjermani 2024, kuqezinjtë do të kenë një përfaqësuese të madhe. Goli i Baboglo, dy minuta nga fundi i ndeshjes, na ka kushtuar tashmë vazon e parë.

Rregullorja e UEFA-s për shortin është e qartë: do jenë katër vazo me nga gjashtë skuadra. Puna është se grupet eleminatore janë tetë dhe një vend i takon Gjermanisë organizatore. Kështu që ndër tetë kryesueset e grupeve, vetëm 5 do të jenë kokë grupe. Për të qenë të saktë, vendi nuk është i rëndësishëm sa pikët që duhet të grumbullojnë kombëtaret. Pesë kryesueset me më shumë pikë, i bashkohen Gjermanisë në vazon e parë.

Shqipëria me pikët nuk i ka mirë punët, edhe nëse fiton nesër përballë Ishujve Faroe. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho e mbyllin këtë fushatë eliminatoresh, në rastin më të mirë, me 17 pikë.

LLOGARITË E PIKËVE NË GRUPET E TJERA

Në Grupin A skuadra e Spanjës ka 18 të tilla dhe ka ende një ndehsje për të luajtur atë kundër Gjeorgjisë. Në Grupin B Franca ka 21 pikë ndërsa ka ende një tjetër takim për të luajtur pasi udhëton drejt Greqisë. Në Grupin C Anglia ka 19 pikë dhe pret të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në transfertë. Në Grupin D Turqia e Montelës ka 16 pikë dhe luan ndeshjen e fundit në Uells.

Në Grupin F Austria ka mbyllur fushatën e saj të eliminatoreve me 19 pikë, por në këtë grup është ende në lojë Belgjika e cila ka dy pikë më pak dhe nëse fiton kundër Azerbajxhanit shkon plot 20 pikë.

Në Grupin G, Hungaria (15 pikë) sfidon Malin e Zi (11 pikë) në takimin e fundit ndërsa Serbia (13 pikë) pret Bullgarinë (3 pikë). Në Grupin H Danimarka (22 pikë) ka siguruar vendin e parë ndërsa pret të ndeshet me Irlandën e Veriut.

Në Grupin I, Rumania (19 pikë) dhe Zvicra (17 pikë) luajnë përballë njëra-tjetrës ndeshjen e fundit dhe do të vendosin se cila do të jetë e para. Në Grupin J Portugalia ka dominuar plotësisht me 27 pikë ndërsa mund të bëjë 30 nëse mund Islandën në nbdeshjen e fundit. Grupet H, I dhe J janë me 6 skuadra dhe sipas rregullores vendeve të para do t’iu zbriten 6 pikë.

Deri tani, janë kualifikuar në vazon 1: Gjermania (vend organizator), Portugalia (27 pikë), Franca (21 pikë)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI