Flash

“Arena Kombëtare” krejtësisht i shitur: FSHF bën njoftimin për tifozët shqiptarë që do të ndjekin Shqipëri – Ishujt Faroe

Lapsi.al 19 November 2023
“Arena Kombëtare” krejtësisht i shitur: FSHF bën

Arena Kombëtare nuk do të ketë asnjë vend të lirë, edhe pse kundërshtari i nesërm është vendi i fundit në grup. Shqipëria është kualifikuar tashmë në Euro 2024 dhe të gjithë duan të bëhen pjesë e festës. Federata Shqiptare e Futbollit në këtë pikë dëshiron të evitojë në maksimum incidentet. Ka ardhur tashmë njoftimi për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), mbi orarin e hyrjes në stadium.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë. Kjo për të mos krijuar radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë në Arena Kombëtare.

Lexo më tej: Flet Sylvinho: Një nder të drejtoj kombëtaren e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit i falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i japin gjithmonë ekipit Kombëtar. Natyrisht duke shpresuar që edhe këtë herë të fundit për këtë fushatë të jenë zemra e ekipit kuqezi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI