Flash

Nga pagjumësia në Moldavi, te shorti dhe Broja: një Sylvinho pa "doreza" tregon edhe mesazhet e marra  

Lapsi.al 19 November 2023
Nga pagjumësia në Moldavi, te shorti dhe Broja: një Sylvinho pa

"Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë". Sylvinho  bëhet gati të mbyllë fushatën kualifikuese me Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tekniku brazilian ka treguar ankthin e përjetuar në Moldavi me presionin e të luajturit për kualifikimin. Sigurisht, ndaj Ishujve Faroe do të ketë vend për ndryshime: "Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët".

SHORTI I GRUPEVE NË GJERMANI

Në lidhje me shortin e 2 dhjetorit dhe faktin se nuk është evituar përballja me një nga të mëdhatë Europiane, Sylvinho tha: "Nuk shqetësohem për të evituar kundërshtarë në short. Duhet të fitojmë jo për të shkuar në vazon e dytë. U kualifikuam një ndeshje para se të mbylleshin ndeshjet në grup dhe padyshim kjo është një gjë fantastike. Kemi gjashtë ndeshje pa humbje dhe një mbrojtje solide, jemi në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ndaj nuk mendoj shumë për skuadrat që do të na japë shorti".

URIMET E NJERËZVE

Braziliani nuk i fsheh emocionet që i ka shkaktuar pritja e njerëzve në Shqipëri dhe afeksioni me të cilin është i rrethuar: "Urimet me speciale kanë ardhur nga njerëzit, nga publiku shqiptar. Edhe në aeroport ishin shumë, dukej sikur ishim në Tiranë. Në luajmë dhe punojmë për ta".

Lexo më tej: "Mjaft më": Broja thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën për raportin me teknikun Sylvinho

MESAZHI I BROJËS

Pastaj, një koment edhe mbi mesazhin e publikuar nga Broja: "Unë e kam parë që kishte keqkuptim që thuhej se nuk donte të vinte. Duhet të respektojmë këtë lojtar që është shumë i madh. Por që në herën e fundit që erdhi e u kthye se nuk mund të rrinte me ne se u dëmtua, ai praktikisht nuk ka luajtur. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë. Ai është një djalë shumë i mirë, një futbollist shumë, shumë i mirë e për fat të keq vjen nga një dëmtim. Nuk ka asgjë të veçantë këtu. E pashë tekstin, një tekst i bukur që ka bërë ai".

SHTETËSI SI DE BIASI...?

Ngacmimit mbi shtetësinë shqiptare, si Gianni de Biasi, braziliani iu përgjigj me fisnikëri: "Unë ndjehem shqiptar. Unë në zemër jam shqiptar. Nuk e di, është e bukur. Ata kanë bërë një rrugëtim shumë të bukur herën e parë, kjo është e dyta. Është një ëndërr për të gjithë, është një nder për mua që të ecë përpara si trajner i kësaj kombëtareje. Jam me të vërtetë i lumtur" e mbylli Sylvinho.

https://www.youtube.com/watch?v=sI9jyByFp7w

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI