Flash

Video/ "E kam ëndërruar që i vogël": Bare gati për Europianin, për listën ia lë "topin"... trajnerit

Lapsi.al 19 November 2023
Video/ "E kam ëndërruar që i vogël": Bare gati

“Një arritje e madhe ëndërr e bërë realitet. Nuk duhet të ndalemi këtu, janë edhe gjëra të tjera. Në fillim kur kam folur me trajnerin në Barcelona na dha shumë besim si grup. Dëmtimet i kam kaluar por më kanë lënë pak mbrapa. Do të punoj fort që të arrij ku isha dhe të ndihmoj ekipin". Keidi Bare bëhet gati për ndeshjen e fundit eleminatore për Euro 2024, atë kundër Ishujve Faroe, me shpërblimin se do të jetë në Europian. Kuqezinjtë janë kualifikuar për në Gjermani 2024 dhe tani duan vetëm të zgjaësin serinë e rezultateve pozitive, që zgjat prej 6 ndeshjesh.

BARE, HERA E PARË NË EUROPIAN

Mesfushori pastaj u përqendrua të arritja në Moldavi, rrjedhojë e një rrugëtimi fantastik që nisi me humbjen në Varshavë dhe u finalizua në Kishinjev pas 4 fitoreve e dy barazimeve: "Është diçka që e kam ëndërruar që i vogël . Jo vetëm unë por i gjithë ekipi Kombëtar. Është dicka unike për ne, kombin dhe popullin. Ia kemi dalë me punë dhe besim dhe mbështetjen e tifozëve që kanë qenë prezent edhe jashtë. Janë lojtari ynë i 12-të - tha Bare, duke vazhduar konceptin -. Nuk ka mbaruar asgjë, ky është vetëm fillimi për ne. Nuk duhet të ndalojmë ku jemi. Tashmë e kemi kaluar fazën e kualifikimit dhe mendojmë për më lart. Na pret një ndeshje e rëndësishme të hënën, se duam të qëndrojmë në krye të grupit. E shpreoj që në të ardhmen t'i bëjmë gjërat kaq mirë sa tani".

Lexo më tej: Ishujt Faroe nuk e besojnë edhe vetë se mund të pengojnë Shqipërinë: seanca e hapur për mediat

Mendimi i mesfushorit Espanyol nuk është fare te lista përfundimtare, me të cilën Sylvinho do të seleksionojë skuadrën e europianit: "Është diçka e vështirë, se të gjithë ata që ka grumbulluar Sylvinho janë të mirë dhe e kanë merituar të gjithë të jenë këtu. Kanë kualitet, por kjo pyetje i takon trajnerit dhe jo mua".

https://www.youtube.com/watch?v=sI9jyByFp7w

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI