Flash

Alexis Sanchez shpërthen akuzat kundër Federatës së Kilit: "Nga dushet dolën jashtëqitje"

Lapsi.al 19 November 2023
Alexis Sanchez shpërthen akuzat kundër Federatës së Kilit:

Sulmi i ashpër i Alexis Sanchez ndaj Federatës Kiliane të Futbollit. “Si mund të shkojë përpara një kombëtare si kjo? – gjëmoi sulmuesi i Inter në konferencën për shtyp -. Në stadiumin e Colo Colo në dushet e dhomave të zhveshjes dilnin jashtëqitjet tona. Është një ekip kombëtar apo është një ekip i kategorisë së tretë?". "Duhet të kuptojmë, studiojmë dhe përjetojmë futbollin. Këtu nuk e dimë se çfarë është futbolli - vazhdoi Sanchez, duke i dhënë zë pakënaqësisë së shokëve të skuadrës -. Vij dhe ka lojtarë që nuk kanë luajtur prej javësh, sepse Kampionati Kombëtar ka ndaluar: organizimi nuk ka qenë shumë i mirë. Ne duhet të kuptojmë dhe të dimë si ta bëjmë këtë gjë”.

"Kampionati kilian nuk mund të ndalet për kaq gjatë. Lojtarët thonë se është një katastrofë - shtoi ai -. Kemi probleme edhe me stadiumet, na pëlqen të luajmë në Nacional. Duke e përdorur atë shkuam në dy Kupa Bote. Në Juan Pinto Durán do të më pëlqente të kisha një tifozeri të nxehtë ose të paktën një dush funksional - specifikoi ai, duke rritur dozat -. Janë tre dushe që nuk funksionojnë dhe duhet të presësh që personi tjetër të bëjë dushqë të futesh ti. Një ekip nuk mund të punojë kështu".

"Kishte shumë kohë që nuk kisha parë një punë të tilla në kombëtare. Me Kolumbinë ne ishim superiorë dhe më pas Kolumbia mundi Brazilin - vazhdoi Sanchez, duke mbrojtur punën e ish-trajnerit Berizzo -. Jemi katër pikë prapa kryesuesve. Të rinjtë ishin të trishtuar, shumë kanë debutuar me teknikun Berizzo - vazhdoi Alexis -. Ata luajtën në Lojërat Pan Amerikane me një ide të mirëpërcaktuar të lojës. Nuk kishte ndodhur prej kohësh. Por ky është futbolli. Stafi teknik ishte serioz deri në ditën e fundit”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI