Flash

Vinicius mbyll vitin i dëmtuar: Real Madrid mendon ta zëvendësojë me Werner

Lapsi.al 20 November 2023
Vinicius mbyll vitin i dëmtuar: Real Madrid mendon ta

Real Madridi vazhdon të mbajë frymën për talentin e tyre Vinicius Junior, i cili u dëmtua me Brazilin në kombëtare. Sulmuesi do të mbetet jashtë fushave të lojës për tre muaj. Kështu, Los Blancos do të detyrohen të lëvizin në merkato në janar për të qenë të mbuluar. E siç raporton Sport, ata po mendojnë për Timo Werner, që aktualisht luan për Leipzig.

Lajmin e keq për dëmtimin e yllit të tyre, Real Madrid e perceptoi që kur ndodhi në ndeshjen e luajtur në Amerikën e Jugut. Vinicius Jr. pësoi një dëmtim të bicepsit të femurit që përfshin tendinën distale të këmbës së majtë. Lojtari iu nënshtrua një MRI e cila konfirmoi lëndimin që do ta mbajë atë larg fushës për mbi dy muaj e gjysmë. Vinicius Jr kështu i jep lamtumirën vitit 2023 dhe pothuajse me siguri do të humbasë Superkupën e Spanjës.

Lexo më tej: Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje e meniskut për Gavi

Anësori i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen e Brazilit kundër Kolumbisë, pas një ndërhyrje shumë të vështirë që e detyroi të largohej nga fusha para një gjysmë ore lojë. "Mendoj se është i njëjti dëmtim si herën e kaluar. Aty mora një goditje dhe e kuptova pak më vonë," tha ai.

Duhet patur parasysh se dëmtimi të cilit i referohet Vinicius është ai i pësuar në Balaídos kundër Celta Vigo më 25 gusht dhe që e mbajti jashtë për një muaj. Në atë rast dëmtimi ishte në këmbën e djathtë dhe jo në të majtë, si tani.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI