Flash

Jablonski, një debutues për Shqipëri-Ishujt Faroe: ja arbitri i Bundesligës që zgjidhi UEFA për në Tiranë

Lapsi.al 20 November 2023
Jablonski, një debutues për Shqipëri-Ishujt Faroe: ja arbitri i

UEFA i ka besuar ndeshjen e fundit të Grupit E për Shqipërinë, arbitrit të Bundesligës, Sven Jablonski. 33-vjeçari gjerman do të vendosë drejtësinë në takimin e mbrëmjes së sotme me Ishujt Faroe. Për Jablonski është një debutim absolut në arenën ndërkombëtare, pasi kurrë më parë nuk ka gjykuar një ndeshje kombëtaresh.

Shqipëria do të luajë përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ekipi i tekniku Sylvinho kërkon një pikë ose fitoren, për të vulosur vendin e parë në grup e për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këto kualifikuese.

Lexo më tej: “Do jemi të tre edhe në 2026-ën”: Duka lë takimin e kombëtares me Botërorin

Asistentët e arbitrit Jablonski do të jenë Lase Koslocski dhe Eduard Beitinger. Ndërsa në Var do të jetë Bastian Danker së bashku me asistentin e tij, Benjamin Brand. Sven Jablonski është një arbitër që e përdor shumë kartonin e verdhë. Mjafton të përmendësh faktin se këtë sezon ai ka arbitruar 13 ndeshje duke e treguar 49 herë paralajmërimin. Sidoqoftë është i kujdesshëm për të shpërndarë kartonët në lojtarë të ndryshëm dhe vetëm një herë ka përjshtuar një lojtar për shumë kartonësh. Asnjë penallti e akorduar nga kryesori gjerman këtë sezon, kështu që kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI