Flash

Dhunë ndaj kundërshtarit dhe arbitrit, 4 ndeshje pezullim: dënohet Oliveira i Flamurtarit e dy lojtarë të Veleçikut

Lapsi.al 21 November 2023
Dhunë ndaj kundërshtarit dhe arbitrit, 4 ndeshje pezullim:

Futbollisti i Flamurtarit Souza De Oliveira Odaildo nuk do të jetë për katër ndeshje në dispozicion të teknikut Emiliano Çela. Braziliani e ekzagjeroi me agresivitetin e treguar ndaj kundërshtarëve, në Kategorinë e Parë. Kështu, Disiplina, me motivacionin "për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë" e ka dënuar Oliveira me katër ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Të njëjtin fat ka pësuar edhe dy lojtarët e Veleçikut, Besard Cokaj e Redmir Lopci. Për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, të dy janë dënuar me nga 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Vendimi është marrë në bazë të nenit 14/1/j të KDE.

Nuk kanë munguar gjobat e rënda. Kështu, Apolonia duhet të paguajë 100.000 lekë për mos marrjen e masave paraprake të sigurisë. Më keq e ka pësuar Vora. Për hedhjen e sendeve nga tifozët, dukeshkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, klubi është gjobitur me 200.000 lekë dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

FK Apolonia e pëson për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes. Në bazë të neneve 17/1/b, 17/1/c dhe 17/1/e të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Vora e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes. Në bazë të neneve 3/b, 17/2/a, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, e pëson për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë. Në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Besard Cokaj, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Redmir Lopci, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Gojardo Xeka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI