Flash

U kualifikua me Shqipërinë, Asllani: "Juventus, ndeshje për titull. Jam gati për të qenë titullar te Inter"

Lapsi.al 21 November 2023
U kualifikua me Shqipërinë, Asllani: "Juventus, ndeshje për

Ai sapo ka kurorëzuar ëndrrën e tij me Shqipërinë dhe synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira te Inter. Kristjan Asllani, titullar absolut për kombëtaren kuqezi, synon të ngjisë tashmë hierarkitë edhe te zikaltrit. "Vitin e kaluar e dija që isha i treti në rolin e regjistit dhe se do kisha më pak minuta - tha ish-lojtari i Empolit gjatë një interviste ekskluzive për Mediaset -. Tani, megjithatë, edhe unë jam gati. Admirova ata që ishin para meje, si Brozovic: e kam studiuar atë, ashtu si Calhanoglu që po më ndihmon shumë. E njëjta gjë vlen edhe për klubin dhe teknikun Inzaghi. Po marr mbështetje të madhe prej tyre për rritjen time. Kur do të jem titullar? Nuk ka afat kohor, jam duke punuar shumë. Dua të krijoj hapësirën time dhe të kem më shumë minuta me Inter”, tha Asllani.

Lexo më tej: Asllani i sinqertë: Duhet të fitonim, Ishujt Faroe na surprizuan

Si jeni? Me Frosinone nuk u grumbullove

"Jam mirë, me Inter, mjekët dhe trajnerin vendosëm kështu (që nuk do të më thërrisnin kundër Frosinone) sepse do të rrezikoja një dëmtim. Por jam mirë".

Në horizont është Juventus: si e sheh ndeshjen?

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë të fortë, ne do të shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të synojmë më të mirën. Mund të thuash që është një ndeshje titulli. Por të shohim se ka shumë ekipe në garë”.

Për objektivin sezonal: zgjedh kampionatin apo Champions League?

"Unë shoh nga ndeshja në ndeshje. Ne po bëjmë një rrugëtim të madh në kampionat, tani në Champions League kemi kaluar dhe synojmë vendin e parë. Ylli i dytë është një ëndërr e realizueshme, ne do të përpiqemi e të shohim se çfarë ndodh"

Pate të drejtë që qëndrove te Inter?

"Po, doja të qëndroja, por një meritë të madhe ka edhe klubi dhe trajneri. Në fund shkoi mirë për të gjithë. Unë jam lojtar i Inter, jam i lumtur që jam me këta djem. Sapo mësova për Inter shkova atje. Siç e dinë të gjithë, unë jam tifoz i Inter dhe prandaj mendoj vetëm për Inter"

Çfarë raporti ke me Inzaghi?

“Trajneri më ndihmon dhe më ka ndihmuar, ka folur me mua, më ka dhënë minuta që nuk i prisja. Gjithçka vjen nga puna”.

U kualifikuat me Shqipërinë, do të luani Europianin bashkë me Italinë

“Jam i lumtur për të gjithë djemtë që luajnë me mua dhe për të gjithë italianët, e meritojnë. Do të ishte mirë të takoheshim në Kampionatin Evropian”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI