Flash

Rrebeshi në Podgoricë ndërpret ndeshjen e kombëtares : ja kur do të luhet ndeshja me Malin e Zi U21

Lapsi.al 21 November 2023
Rrebeshi në Podgoricë ndërpret ndeshjen e kombëtares : ja

Një tjetër ndeshje e kombëtares është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike. Takimi i kombëtares kuqezi U-21 në transfertën e Malit të Zi, e vlefshme për kualifikueset e Euro U-21, është ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Podgoricë.

Arbitri kryesor i ndeshjes thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 30 minutash u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit. Në fakt, ishte e pamundur që ndeshja të rifillonte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s u vendos për ndërprerjen përfundimtare të takimit.

UEFA, ndërkohë, ka vendosur që ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi U21 të luhet më 7 qershor 2024. Sfida do të rinisë nga minuta e 27', kohë kur u ndërpre. Sipas kalendarit të datave zyrtare të FIFA-s e UEFA-s për Kombëtaret ndeshja nuk mund të shtyhej për nesër. E angazhimet e lojtarëve me klubet e tyre e bënë të pamundur që kjo sfidë të zhvillohet në një datë më të afërt.

Lexo më tej: Goditje e fortë për Kombëtaren U-21: Selimaj dëmtohet, Bushi thërret qendrorin e Laçit

Shqipëria U21 do të luaj në marsin e vitit 2024 dy sfida kualifikuese ndaj Finlandës dhe Zvicrës. Edicioni kualifikues do të ulë siparin në qershorin e vitit 2024 dhe Shqipëria U21 ka në program sfidat ndaj Zvicrës, Armenisë dhe takimin e shtyrë ndaj Malit të Zi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI