Flash

Milan, rikthimi i Leao rrezikon të shtyhet: ndeshja vendimtare me Dortmund më larg

Lapsi.al 21 November 2023
Milan, rikthimi i Leao rrezikon të shtyhet: ndeshja vendimtare me Dortmund

Rikthimi i Leao në shtëpinë e Milan rrezikon të ndodhë më vonë se sa pritej. Portugezi, i cili po përballet me një dëmtim të shkallës së parë në femurin e djathtë, të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Lecce, po i nënshtrohet terapive të shumta. Vetëm se nuk është aspak e sigurtë, siç shpresohej në të vërtetë, se ai do ta shihte sërish fushën për ndeshjen kundër Borussia Dortmund, në 28 nëntorin e ardhshëm. Më saktë, me rastin e playoff-it të Champions League në San Siro, që duhet fituar me çdo kusht për të arritur në 1/8. Kohët po zgjasin dhe kështu Pioli rrezikon seriozisht të bëjë pa numrin 10, protagonist absolut kundër PSG, me rastin e një udhëkryqi të vërtetë dhe të parë të sezonit në tokën evropiane.

Mungesa e portugezit Leao në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës ishte tashmë e pritshme. Kështu, trajneri kuqezi do të mund të bëjë prova në vigjilje të Dortmund, kur të paktën do të mund të besojë te Olivier Giroud. Qendërsulmuesi francez është pezulluar për dy javë në Serie A dhe do të jetë i freskët në Champions. Është logjike të mendohet se pa ish-lojtarin e Lille, Pulisic do të marrë krahun e majtë të sulmit, me Chukwueze në të djathtë. Ky i fundit ende kërkon paraqitjen e tij të parë madhështore për të vënë në rrugën e duhur aventurën milaneze.

Lexo më tej: Video/ Milan ngec në Leçe e rrezikon të ketë humbur gjatë yllin Leao: "Ndalova menjëherë"

Paparashikueshmëria e portugezit Leao, nga i cili varet pjesa më e madhe e manovrës ofensive të Milan, mund të peshojë rëndë në ekuilibrin e përgjithshëm të ekipit. Këtë sezon lojtari i lindur në vitin 1999 ka luajtur të 16 ndeshjet ku janë impenjuar kuqezinjtë, me bilancin provizor prej 4 golash dhe 4 asiste.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI